"Kemi ngrënë m*t, tani e kuptuam si fitohet. Ju tregoj sekretin e Ibrahimovic"

22 Janar 2020, 21:50Sport TEMA

Samu Castillejo është ndër futbollistët më në formë të momentit te Milani dhe po e tregon ndeshje pas ndeshje.

Në një intervistë për “Sky Sport” ai nuk fsheh se motivimi ka ardhur duke u rritur dhe se këtë vit skuadra duket ndryshe nga ajo që ndodhi deri në dhjetor 2019…

“Kemi ngrënë shumë m*t! Tani kemi duke luajtur ndeshjet më të mira dhe gjetëm karakteristikat tona.

E kuptuam se duke luftuar dhe luajtur për njëri-tjetrin ia dalim.

Do të shkojë shumë mirë. Kështu fitohen ndeshjet.

Ibra? Kur një si ai, 38 vjeç, mbërrin i pari në qendrën stërvitore, do të thotë se të gjithë duhet ta ndjekim, pa diskutim”.

“Ishte fantastike që tifozeria më duartrokiti kur dola nga fusha e “San Siro”-s, ende emocionuese për mua, që nuk u mendova gjatë kur erdhi telefonata kuqezi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje