Janë përjashtuar nga stadiumet, “Capital Crew” gjen mënyrën të tallet me dënimin e FSHF-së

22 Janar 2020, 18:06Sport TEMA

Capital Crew” ishte tifogrupi, që u cilësua si organizator i atij sherri masiv në derbin e parë të këtij sezoni në stadiumin “Selman Stermasi”.

Para se të niste ndeshja, tifozët e Tiranës dhe të Partizanit kapërcyen rrethimin e tribunave dhe mësynë të godisnin njëri-tjetrin me sende të forta, duke pasur mjaft tifozë të gjakosur.

Gjithashtu ata u fajësuan si autorët e atij sulmi fatmirësisht të mbetur në tentativë me mjete piroteknike.

FSHF ndërmori një ofensivë të madhe ndëshkuese, duke përjashtuar përjetë mjaft individë si dhe grupin “Capital Crew” gjithashtu.

Megjithatë, tifogrupi i Tiranës ka arritur ta gjejë zgjidhjen dhe të futet në stadium për të mbështetur ekipin e zemrës. Ata thjesht kanë ndryshuar emrin, për t’u emërtuar “#31#”.

Kështu, FSHF duket se ka dështuar të largojë individët e rrezikshëm dhe me shumë mundësi do i duhet të gjejë një zgjidhje tjetër në rast të ndonjë incidenti të mundshëm. “#31#” janë tifogrupi i dytë i Tiranës, pas “Tirona Fanatics” që janë protagonistë në stadiumet shqiptare prej shumë vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje