VIDEO/ Tek Luftëtari ndihen të vjedhur nga gjyqtari: Nuk e kuptojmë si arbitri e mori atë vendin skandaloz

22 Janar 2020, 16:37Sport TEMA

Pavarsisht problemeve të shumta, skuadra e Luftëtarit arriti që në ndeshjen e sotme ndaj Kukësit të zhvillonte një 90 minutësh mjaft të mirë.

Bluzinjtë patën raste të pastra për ta fituar këtë duel ndaj kryesuesve të kampionatit, por u ndalën edhe nga arbitri i ndeshjes Bastari, i cili iu mohoi një gol 100% të rregullt.

Ky vendim skandaloz i arbitrit ka sjellë reagimet e trajnerit të Luftëtarit Nikoli Çoçlli i cili u shpreh:

“Nuk e kam idenë pse u anulua. S’ka asnjë faull asnjë gjë. Është vendimi i arbitrit. Nuk e di si e ka marrë këtë vendin kaq abstrakt. Arbitrat janë me misionin që të gjykojnë ndeshjen me përpikëmëri. Nuk e di i kujt është faji, nuk merrem me gjyqtarët. Janë pika e dobët. Nuk kam qejf të atakohem. Dobësitë dihen gjithë andej. Vendimin e ka marrë kryesorin. Unë i njoh, i kam miq. Në arsyetimin dhe logjikën time i pyeta, anësori më tha që vendimin e ka marrë kryesorin”, tha trajneri Nikoli Çoçlli.

Këtë episiod e komentoi edhe kapiteni i gjirokastritëve Donaldo Açka, që tregoi bisedën që pati me gjyqtarët.

Pyeta anësorën, pyeta gjyqtarin e katërt, me tha që është gol. Kryesori më tha që është faull. Ku e pa faullin njëherë? Për mua ishte gol 100 %. Nuk shikoj asnjë faull.

Kukësi është Kukësi, edhe ne luajmë futboll edhe ata luajnë futboll. Nuk do të thotë që ne të bëjmë gola dhe të na i heqin. Po çfarë të bëjmë, duhet ti harrojmë këto dhe të mendojmë për Tiranën. Ne jemi Luftëtari nuk jemi skuadër koti. Nuk mund të vish këtu edhe t’i anulosh golat si të duash. Edhe të rasti në pjesën e dytë për penallti, më tha që është faull. Nuk e kuptoj”, nëvizoi Açka.

Goli i anuluar i Luftëtarit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje