Dueli në “Air Albania” ndaj Partizanit, Kukësi publikon çmimet e biletave

21 Janar 2020, 20:36Sport TEMA

Kukësi e rinis kampionatin nesër kundër Luftëtarit në Gjirokastër, teksa në fundjavë luhet dueli për titull kundër Partizanit.

Kjo përballje do të luhet në “Air Albania Stadium” dhe shumë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadiumin kombëtar me datë 26 janar (19:00)

Klubi verilindor ka publikuar çmimet e biletave për duelin kundër kampionëve në fuqi.

Biletat do të dalin në shitje ditën e nesërme, teksa çmimet vijojnë nga 500 lekë deri në 3 mijë lekë.

Tre janë pikat ku tifozët e dy ekipeve mund të blejnë biletat: dyqani te stadiumi Selman Stermasi (nga ora 9:00-18:00), dyqani Joma tek ETC (nga ora 9:00-21:00) dhe te godina e ish-fushës së Aviacionit Civil (nga ora 9:00-20:00).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje