Lëndimi i Nicolò Zaniolo ka krijuar probleme te Roma. Sezoni i talentit të datëlindjes 1999 tashmë ka përfunduar, pasi këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit kundër Juventusit.
Për pasojë, kryeqytetasit kanë hyrë në merkato për të gjetur një zëvendësues.
Si alternativë, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, shihet Adnan Januzaj i Real Sociedad.
Shqiptari i Belgjikës pret një përgjigje nga verdhekuqtë brenda 48 orëve të ardhshme, pasi ka shprehur gatishmërinë për transferim në kryeqytetin italian.
Klubi spanjoll kërkon rreth 15 milionë euro, ndërsa Petrachi do të dëshironte ta huazonte me të drejtën e blerjes përfundimtare. Sidoqoftë, Roma nuk është e vetmja skuadër e Serie A, që e ndjek Januzaj me vëmendje.
Ai pëlqehet edhe nga Milani, që e shikon si zëvendësuesin e Suso, një lojtar gjithnjë e më i huaj në skuadrën e Stefano Piolit, i cili e ka lënë atë në pankinë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.
Për verdhekuqtë duket shumë më e ndërlikuar të mbërrijë te Xherdan Shaqiri i Liverpool. Trajneri Klopp ka ngritur “murin” për shqiptarin e tij, por edhe paga e lartë (rreth 5 milionë euro në sezon) është pengesë e madhe.
Shqiptaret me kete urrejtjen te rruajne menderen. Te gjithe ne rradhe per nje pasaporte te huaj e rrine e bejne moral patriotik nga tastiera e kompjuterit.
Mua me ka pelqyer Januzaj dhe mire beri qe zgjodhi Belgjiken. Eshte jeta e tij.
Shume gabim te shkruhet me te tilla terma ….:”te urryer” per nje djale te ri, me talent, qe nuk ka lindur e as eshte rritur ne Shqiperi apo Kosove, dhe qe prinderit ka qelluar qe i ka shqipo. Ai eshte sic ndjehet, si bashkemoshataret e tij ne vendin ku eshte rritur. Ta nderojme dhe ta mbeshtesim, mqs ka prinder shqiptare, dhe kurre te mos perdorim te tilla epitete per shqiptaret jashte. Ka me shume shqipo jashte se brenda dhe interesi i te gjitheve eshte ta bejme Shqiperine ashtu sic eshte, atdheu ame, qe mirepret, mbeshtet dhe respekton te gjithe, dhe jo vendi ku shahesh dhe perdor terma urrejtje ne gazeta publike.
Shqiperia po zbrazet!!!!! Do vazhdojme t’ja nxime njeri tjetrit si gjithmone????