Vllaznia ka bërë detyrën me Flamurtarin, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.
Një ndeshje e dominuar në total, por pa shumë raste të rrezikshme. Gjithçka u zhbllokua pas një penalltie, për një faull të Muçollarit në dëm të Malotës.
Kapiteni Gilman Lika shënoi dhe e çoi Vllazninë në dhomat e zhveshjes të qetë. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe rrezikshmëria e vlonjatëve në kundërsulmet e tyre. Gjithsesi vlonjatët nuk ia dolën të shënojnë dot.
Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, me shkodranët që komandojnë dhe kërkojnë golin e qetësisë.
Trajneri Jonuz nuk u kursye dhe bëri disa zëvendësime dhe nga stoli i erdhi goli i qetësisë, madje në mënyrë spektakolare.
Hygor, me një lëvizje akrobatike mposhti portierin Moçka për të dytën herë dhe e qetësoi Vllazninë, që mori tre pikë të arta dhe pret që skuadrat që luftojnë për Europën të gabojnë dhe diferenca me to të zvogëlohet. Sa i takon Flamurtarit, mbetet në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.