Sokol Kushta “shënjestron” Andi Lilën: Është i varur nga Armand Duka

21 Janar 2020, 15:10Sport TEMA

Ish-sulmuesi i njohur i Flamurtarit, Partizanit dhe Shqipërisë Sokol Kushta kritikoi ashpër administratorin e klubit të Flamurtarit Sinan Idrizin për keqmenaxhimin e klubit në këto vite.

Në vazhdim të emisionit “Proçesi Sportiv” Kushta kritikoi dhe kryetarin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Andi Lilën për faktin se nuk vepron i pavarur.

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë deklaroi se Lila nuk sillet si oponencë e FSHF-së, por si vartës i presidentit Armand Duka.

“Unë s’fërkoj dot kurrizin e presidentit. Sindikata është e pavarur apo e varur? unë këtë nuk e di. Kur Lila është pro presidentit dhe respekton presidentit tregon se është i varuar.

Ai duhet të jetë në oponencë me FSHF-në kur vijnë lojtarët dhe ankohen se nuk paguhen”, bën me dije Kushta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje