Bylisi sulmon Partizanin: Janë ekip që marrin lojtarë natën!

21 Janar 2020, 15:51Sport TEMA

Agron Kapllanaj, ka bërë të qartë se ekipi i Bylisit nuk është një mrekulli futbollistike për atë që po jep këtë sezon, por një skuadër e ndërtuar mirë. Në “Procesi Sportiv” ai tregoi edhe themelet e punës së ekipit, ndërsa dha edhe një përgjigje interesante për çështjen e Dorian Kërçikut.

“Bylisi nuk është rastësisht aty, nuk është mrekulli se mrekullitë ndodhin rrallë. Jemi falë një pune shumëvjeçare e grupi shumë të mirë, Vjet ka pasur një grup të mirë, që nuk e diskutoi ngjitjen.

Atë bërthamë e kam mbajtur dhe janë bërë disa përforcime të tjera në të gjitha repartet për të rritur cilësinë dhe sigurinë dhe për të rritur objektivat që i kanë vënë vete.

Ne nuk kemi hyrë për të mos rënë nga kategoria, por me një objektiv që të jemi e të luftojmë dhe të jemi në 6 të parat, nëse arrihet të jemi pjesëmarrës në Kupat e Europës.

Ne aktualisht jemi brenda objektivave dhe në fazën e tretë dhe katërt do të bëjmë të njëjtën gjë, me pak përforcime se nuk do të gabojmë, nuk është koha që të jep shumë mundësi të ndërhysh.

Se mund të prishësh ekuilibrat e duhet ruajtur grupi, e kemi pak të nevojshme edhe për dëmtime, se kemi 2 lojtarë shumë të mirë që janë të dëmtuar dhe nuk bëhen për këtë sezon.

Kërçiku? Nuk ikën futbollisti natën, nuk është faji i futbollistit që ikën natën, faji është i atyre që e marrin futbollistin natën, nuk dua ta vazhdoj më tutje.

Jemi në bisedime për 2-3 përforcime të tjera, nuk dua të nxitohemi se nuk dua të gabojmë se është kohë e shkurtër e të blejmë që nuk përshtatet. Kemi 4-5 futbollistë me të cilët po diskutojmë, prej këtyre besoj se 2 mund të jenë përforcime”, tha Kapllanaj.

1 komente në “Bylisi sulmon Partizanin: Janë ekip që marrin lojtarë natën!”

  1. server says:

    kete kan bere edhe ne komunizem, morrat e kuq, kshu ja moren edhe panajot panon tirones, kshu ja kan marre te gjithe lojtaret shqiperise si ushtar edhe pastaj nuk ja kthenin me, ptuuuu morri kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje