Liverpool i vendos çmim Xherdan Shaqirit

21 Janar 2020, 19:39Sport TEMA

Xherdan Shaqiri tashmë nuk është më në planet e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.

Disa klube europiane si Roma dhe Sevilla kanë kërkuar shërbimet e shqiptarit me pasaportë zvicerane që në muajin janar, por klubi ka kundërshtuar dhe kërkon ta shesë përfundimisht në merkaton e verës.

“The Reds” kanë caktuar dhe një çmim 25 milionë paund për fituesin e Champions League, gati dyfishin nga sa e blenë nga Stoke.

Sezoni i këtij viti ka lënë shumë për të dëshiruar për Xherdan Shaqirin, kjo për shkak dhe të dëmtimeve të shumta.

Ai e ka nisur si titullar vetëm 3 herë, ndërsa si zëvendësues 7 herë të tjera.

Edhe afrimi i japonezit Takumi Minamino në klub ka bërë që hapësirat për Shaqirin të zvogëlohen ndjeshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje