Debutim i hidhur për Sormanin, Skënderbeu mposht Partizanin. Laçi fiton me Teutën

21 Janar 2020, 19:10Sport TEMA

Skënderbeu Partizani i kishte të gjithë. Emocione, spektakël, gola, autogola, penallti të realizuara, penallti të humbura dhe kartonë të kuq. Nisi me një humbje 3-2 në Korçë eksperienca e dytë e Adolfo Sormanit në stolin e Partizanit.

Edhe pse kampionët e Shqipërisë e panë veten shumë shpejt në avantazh me një gol të realizuar me 11-metërsh nga Bruno Telushi pas vetëm 7 minutash lojë, penallti e dyshimtë e akorduar nga gjyqtari Beqiri. Por vetëm kaq për Partizanin në këtë sfidë sepse më pas sfida u dominua nga skuadra e Ilir Dajës.

Kartoni i dytë i verdhë që mori Ron Broja në minutën e 39-të ia vështirësoi shumë gjërat Partizanit dhe për t’ia lehtësuar punën Skënderbeut mendoi edhe Eneo Bitri që në të 43-ën shkaktoi një autogol të çuditshëm. 2 minuta më vonë Blerim Krasniqi përmbysi shifrat duke kaluar Skënderbeun në avantazh.

Në minutën e 71-të gjyqtari Beqiri akordoi penalltinë e dytë në favor të Partizanit, për prekje me dorë të kapitenit të Skënderbeut Bruno Dita por pamjet tregonin tjetër me topin që e kishte prekur në kokë lojtarin e korçarëve. Protestat e shumta të Ditës dhe të futbollistëve të Skënderbeut nuk ndryshuan vendimin e gjyqtarit, por këtë herë nga 11-metra distancë Telushi e çoi topin jashtë portës së Koliçit. Fitoren e Skënderbeut e hipotekoi Dejvi Bregu me një supergol në minutën e 82-të, ndërkohë që në shtesë kishte vend edhe për golin e dytë të Partizanit që mban firmën e Lorenc Trashit pas një devijimi të Ditës. Një fitore e madhe kjo për Skënderbeun që u ngjit në kuotën e 24 pikëve.

Një sukses shumë të rëndësishëm arriti edhe Laçi që mposhti brenda në Niko Dovana, Teutën falë një gol të Radolf Turkaj. Me këtë fitore Laçi barazoi pikërisht durrsakët por edhe Partizanin e Tiranën në kuotën e 28 pikëve.

1 komente në “Debutim i hidhur për Sormanin, Skënderbeu mposht Partizanin. Laçi fiton me Teutën”

  1. analisti says:

    Një pyetje për tifozin e sëmurë Fation Baze:Kishe gjë për të thënë për 2 penalltitë e pa qëna në favor të Partizanit?
    Apo Skënderbeu e manipuloi lojën që të dilte 3 me 2?
    Ë?Kishe gjë për të thënë o Fation?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje