Tashmë, situata e vështira të krijuara në stadiume nuk do kalojnë pa u ndëshkuar.
Falë ligjit të ri i cili dënon çdo person që dëmton shkallët e stadiumit apo hedh mjete piroteknike në fushë mund të procedohet penalisht.
Kështu, ka ndodhur edhe me dy qytetarë të Korçës të cilët kanë thyer stolat në stadiumin Skënderbeu si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur fushë lëndë piroteknike.
Një prej tyre është arrestuar nga policia ndërsa personi tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Deklarata e Policisë së Shtetit:
“Kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas si edhe procedohet penalisht 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.
Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”.