E pabesueshme, skuadra egjiptiane firmos kontratë me një 75-vjeçar

22 Janar 2020, 09:52Sport TEMA

Skuadra e Divizionit të tretë të Egjiptit, 6 Tetori, ka nënshkruar një kontratë me një futbollist 75-vjeçar, Ezz El-Din Bahader.

Ai ka hedhur firmën në kontratë pak ditë më parë dhe ka marrë lejen për të luajtur edhe nga Federata Egjiptiane e Futbollit.

Nëse Ezz El-Din Bahader do të zbresë në fushë në ndonjë ndeshje me ekipin 6 Tetori, ai do të bëhet futbollisti më i vjetër në moshë që ka luajtur me një ekip profesionist.

Rekordi aktualisht mbahet nga izraeliti Isaak Hayik, që ka luajtur me ekipin e Ironi Or Yehuda në moshën 73-vjeçare, si portier, në prill të vitit të kaluar.

Tashmë ky rekord pritet të thyhet nga Ezz El-Din Bahader, që do të ishte një surprizë e vërtetë. Kot nuk thonë që futbolli nuk njeh moshë…

1 komente në “E pabesueshme, skuadra egjiptiane firmos kontratë me një 75-vjeçar”

  1. filja says:

    Prit se keto dite do hedhe firmen ndonje 80 vjeçar te ja kaloje ketij 75 vjeçarit! Budallalleqe te botes injorante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje