Rusët e Yenisey i quajnë serbë, Gjilani “hakmerret” duke fituar ndeshjen!

22 Janar 2020, 17:18Sport TEMA

Gjilani fiton edhe miqësoren e dytë në tokën turke. Në Antalia këtë herë skuadra e Gentjan Mezanit mposhti po me rezultatin minimal 1-0 skuadrën ruse të Yenisey ekip që milton në kategorinë e dytë të futbollit rus por që vitin e kaluar luante në elitë dhe në këtë skuadër aktivizohej edhe lojtari aktual i Kukësit, Enis Gavazaj.

Një ndeshje e fituar me meritë nga Gjilani por që krijoi polemika të shumta madje edhe mund të ndërpritej për vetë faktin se klubi i Yenisey në kanalin në Youtube ku po transmetonte live ndeshjen, në përshkrimin që i bënte sfidës e quante Gjilanin skuadër nga Serbia.

Ky detaj solli irritimin e skuadrës kosovare që ishte gati të braktiste fushën por siç bën me dije edhe vetë klubi i Gjilanit, gabimi u korigjua shpejt dhe ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të “skifterave” që u hakmorrën për atë gabim me dashje të rusëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje