VIDEOT: Arbitrat e Kategorisë Superiore e nisin në mënyrë skandaloze vitin, ndikojnë tek rezultatet e ndeshjeve!

22 Janar 2020, 20:16Sport TEMA

Vit i ri, avaz i vjetër! Arbitrat e Kategorisë Superiore vijojnë që të mos kenë një performancë dinjitoze në fushën e blertë, duke qenë sërish direkt përcaktues në rezultatin final të ndeshjeve.

2020 ka nisur në mënyrë skandaloze për arbitrat e Kategorisë Superiore, të cilët kanë bërë gafa amatoreske që kanë ndikuar tek fati i ndeshjeve.

Gjithçka nisi që në ndeshjen e djeshme në sfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit, ku arbitër kryesor ishte Ardian Beqiri.

Vendimet e Beqirit u kontestuan ashpër nga ana e klubit të Skënderbeut, sidomos në momentin që akordoi penalltinë e dytë në favor të “demave të kuq” që u humb nga ana e Bruno Telushit.

Siç shihet dhe nga pamjet topi i goditur nga Çinari devijohet nga lojtari i Skënderbeut, por arbitri vendos për penallti, pasi sipas tij topi ka shkuar në dorë. Një episiod mjaft i dyshimtë që u kontestua ashpër nga ana e futbollistëve të Skënderbeut të cilët pretendonin të kundërtën.

Kulmi arriti ditën e sotme në dy takimet Luftëtari-Kukësi dhe Tirana-Bylis.

Në sfidën e zhvilluar në Gjirokastër, Luftëtari u penalizua në mënyrë skandaloze nga arbitri Denis Rexha, i cili iu mohoi bluzinjve një gol të pastër në minutën e 34-të të pjesës së parë.

Goli i shënuar nga Luftëtari siç shihet dhe nga pamjet tregon qartë se nuk kemi të bëjmë as me një pozicion jashtë loje, as me ndonjë faull. Vetëm arbitri e di se pse vemdosi të anulojë ketë gol mëse të rregullt.

Edhe në ndeshjen mes Tiranës dhe Bylisit, Ena Jorgji ishte protagonist në rezultatin e ndeshjes.

Në golin e parë të shënuar nga Elton Cale, kemi të bëjmë me një marrje me dorë të topit nga ana e mesfushorit bardheblu, i cili më pas e dërgoi topin në fund të rrjetës. Një episod që nuk u vu re aspak nga arbitri Jorgji, për të cilin gjithçka ishte e rregullt.

Fundi i takimit ishte më i kontestuari nga ana e ekipit ballshiot, të cilët protestuan ashpër kundër Jorgjit.

Kjo erdhi për shkak se ky i fundit lejoi që ndeshja të luhej mbi shtesën e caktuar, çka solli dhe golin e shënuar nga Tirana.

Gol që sërish ishte i dyshimtë pasi ekipi ballshiot pretendoi për faull dhe për pozicoon jashtë loje për lojtarin e Tiranës Ngoo.

Vendime të cilat tregojnë nivelin e ulët të gjyqtarëve, të cilët pa ose me dashje janë përcaktuesit e fatit në një ndeshje. (TemA)

2 komente në “VIDEOT: Arbitrat e Kategorisë Superiore e nisin në mënyrë skandaloze vitin, ndikojnë tek rezultatet e ndeshjeve!”

  1. Flutura says:

    Si gjyqtaret e gjykatave dhe keta te futbollit i perkasin KCK.
    …dhe hajde te mos kesh nostalgji per te kaluaren….

  2. analisti says:

    Po ç’mereni me kampionatin shqiptar mor aman.
    Një kampionat amator dhe i korruptuar,ku ndeshjet edhe kur nuk paracaktohen nga skuadrat,vendosen nga gjyqtarët qelbësira sipas ryshfeteve që marin nga presidentët dhe urrdhërave të FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje