Rrëfimi i Moratti-t: Ja pse nuk e mora Messin te Interi. Ronaldo simpatik, por "Fenomeni" brazilian ishte tjetër gjë...

22 Janar 2020, 20:28Sport TEMA

Massimo Moratti kthehet te flasë dhe tregon disa prapaskena të merkatos, mes tyre mundësinë për të marrë Iniesta te Interi i tij dikur dhe Lionel Messi…

“Iniesta më pëlqente, e kam peng, por çfarëdo oferte që do të kisha bërë, Barcelona do të refuzonte.

Nuk ishte çështje parash, por ata e donin te Barcelona futbollistin dhe nuk do ta lëshonin.

Messi? E ndoqën scout të Interit në Botërorin U-18 dhe më thanë se kishte probleme me shëndetin dhe Barcelona po e ndihmonte dhe kuronte, duke u sjellë si babai me djalin e tij!

Sapo mora vesh këtë gjë, i thashë lëreni, nuk do ta marrim… Ishte çështje morali dhe njerëzore!”.

Cristiano Ronaldo apo Fenomeni?

“Cristiano është simpatik, ndër vite krijoi edhe fizikun e tij, por Fenomeni ishte tjetër gjë, kishte dhuntinë e klasit.

Mbaj mend kur e mora për darkë dhe bashkë me familjen time u gëzua shumë, një ditë përpara se ta prezantoja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje