Edi Reja kërkon të ndërtojë një projekt që të rezistojë gjatë dekadave të ardhshme dhe të lejë një gjurmë të rëndësishme në futbollin shqiptar, jo thjesht të ndihmojë skuadrën kombëtare të synojë kualifikimin në një Botëror apo Evropian.
Trajneri i Shqipërisë ka pranuar të nënshkruajë një kontratë afatgjatë për të qëndruar në krye të një projekti që nis që nga ekipet zinxhir me metoda të reja pune dhe me një mënyrë të re të menduari.
74-vjeçari që mbërriti në Tiranë në datën 21 janar, ka nisur menjëherë punën për të ndryshuar gjithë sistemin e mbi bazën e të cilit është punuar gjatë viteve të fundit kryesisht me ekipet e moshave. Ai bashkë me stafin e tij, fillimisht zhvilluan takime të zgjatura me drejtuesit e federatës, përfshirë edhe presidentin Armand Duka, të cilëve u shpalosën platformën që ka hartuar.
“Kjo është puna ime më e madhe e 50 viteve karrierë”, është shprehur trajneri i Kombëtares që shikon përtej ecurisë momentale të skuadrës së parë.
Reja shpjegoi gjithashtu deri në detaje procesin e përzgjedhjes së lojtarëve në të gjithë zinxhirin e kombëtares por edhe trajnimin dhe rritjen e tyre.
Gjatë ditës së tretë të qëndrimit në Shqipëri, Reja zbriti në terren ku u takua me drejtorin e ekipeve Kombëtare, Xhemal Mustedanagic dhe të gjithë trajnerët e ekipeve të moshave duke filluar që nga U-17 për të vijuar me U-19, U-20 dhe U-21.
Ai analizoi fillimisht ecurinë e skuadrave duke u shprehur me nota kritike për punën e bërë pasi në këndvështrimin e 74-vjeçarit nuk është ndjekur asnjë praktikë nga ajo çfarë kërkohet sot në futbollin evropian, ndërsa shtoi se puna më e madhe duhet të fokusohet në aspektet teknike dhe taktike, shkruan RTSH.
Një vendim shumë i rëndësishëm që u është komunikuar trajnerëve është unifikimi i skemës që do të përdoret në të gjitha ekipet zinxhir dhe që do të jetë 4-2-3-1, skemë e cila do të aplikohet edhe në ekipin e parë.
Një projekt ambicioz dhe që Reja synon ta aplikojë sa më parë. Trajneri i Kombëtares nis rrugën e gjatë dhe të vështirë për të ndryshuar mendësinë e një ambjenti që sipas tij ka nevojë për t’u shkundur nga themelet.
Ju lutem citoni burimin e lajmit. Nuk eshte profesionale
Sakte. Programe te unifikuara, si ne sistemin arsimor.
Ky do bej asgje do mar leket e basta.