VIDEO: Presidenti i nderit, Gjici thirrje tifozëve për mbështetje: Prezenca juaj në "Air Albania" do të ishte një motivim për futbollistët

25 Janar 2020, 18:20Sport TEMA

Presidenti i nderit i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, nga zyra e tij në Bashki i ka bërë thirrje tifozave kuksian që të jenë sa më të shumtë në ndeshjen e nesërme që do të luajnë kundër Partizanit në “Air Albania Stadium”.

Përmes një video mesazhi, Gjici thekson se dy autobuzë do të jenë në dispozicion nga qyteti i Kukësit për tifozët, ndërsa kërkoi mbështetje edhe nga kuksianët që jetojnë në Durrës, Kamëz dhe Tiranë.

Sfida mes Kukësit dhe Partizanit luhet nesër në orën 19:00 në “Air Albania”. (TemA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje