Bylis është shumë pranë realizimit të një goditjeje të madhe në sulm. Ballshiotët kanë arritur akordin me sulmuesin anësor argjentinas Fabian Munoz. 28-vjeçari amerikano-jugor e ka nisur karrierën te Neëells Old Boys, ekip me të cilin ka shënuar 10 gola në 3 sezone në elitën e futbollit argjentinas.
Ai ka luajtur gjithashtu për 2 sezone në Superligën greke ku ka mbajtur veshur fanellën Panaitolikos, ndërsa sëfundmi ka qenë pjesë e skuadrës qipriote të Alki Oroklini në kategorinë e dytë.
Marrëveshja mes menaxherit të lojtarit është arritur dhe në ditët e ardhshme ai do t’i bashkohet skuadrës mallakastriote.
Pas Diego Celis i cili u largua në dhjetor, Bylis do të ketë në gjirin e saj një tjetër sulmues argjentinas.
Afrimi i një qëndërmbrojtësi sjell largimin e një tjetri. Pas zyrtarizimit të boshnjakut Kenan Hreljic i cili u bë zyrtarisht pjesë e Teutës, nga skuadra durrsake është larguar shtatlarti tjetër i prapavijës Silvestër Shkalla, shkruan Super Sport.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i Teutës me një postim në faqen zyrtare ku falenderon Shkallën për kontributin që ka dhënë gjatë këtyre 4 viteve e gjysmë që ka qenë pjesë e “Djemëve të Detit”. 24-vjeçari ka zgjidhur me konsensus kontratën me Teutën dhe do tashmë është vënë në kërkim të një tjetër skuadre për të vazhduar karrierën.