Milani merr fitoren e tretë rradhazi, vendos sërish Rebiç

24 Janar 2020, 22:40Sport TEMA

Milani fiton ndeshjen e tretë radhazi që nga fillimi i vitit të ri duke marrë pikë të rëndësishme për objektivat e tij evropiane.

Kësaj radhe kuqezinjtë fituan me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj vendasve të Brescia-s, në një ndeshje që rezultoi pak më e koklavitur nga sa shihej në letër.

Megjithatë ekipi i Piolit i kishte studiuar mirë kundërshtarët që në këtë takim si synim të vetëm u duk se kishin vetëm mbrojtjen.

Ndeshja u zgjidh në minutën e 70 nga kroati Rebiç, i cili çdo ditë e më shumë po kthehet në një pikë kyçe për ekipin e tij.

Afrimi i suedezit Ibrahimoviç ka sjellë një frymë të re te milanistët, të cilët duken ndeshje pas ndeshje të etur për fitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje