Video: Boeing teston bishën me dy motorë

26 Janar 2020, 19:45Lifestyle TEMA

Avioni më i madh me dy motorë i bërë ndonjëherë nga Boeing 777X bëri fluturimin e parë të tij të suksesshëm.

Testi i suksesshëm solli një lajm të mirë për kompaninë amerikane, e cila po përpiqet të rregullojë imazhin e saj pas dy aksidenteve të vitit të kaluar ku u vraunë 346 pasagjerë, duke shkaktuar bllokimin 737 MAX.

Avioni me dy motorë u ngrit nga një aeroport afër Seattle dhe fluturimi zgjati katër orë.

Është e nevojshme që aeroplani të kalojë edhe disa prova të tjera përpara se të merret nga linja ajrore Emirates vitin e ardhshëm.

Avioni, gjatësia e krahëve të të cilit është 71.6 metra, është një version pak më i gjatë i Boeing 777.

Avioni i pasagjerëve ishte planifikuar të hidhej në treg këtë vit, por u vonua për shkak të vështirësive teknike.

777 X i Boeing kushton 422.2 milion dollarë dhe mund të mbajë 426 pasagjerë.

1 komente në “Video: Boeing teston bishën me dy motorë”

  1. Çentrale says:

    Gazetar nga fshati ( bisha me dy motora ) ha ha ha …………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje