Me shumë mundësi tifozët e Interit, të gjithë pa përjashtim e urrejnë muajin Janar.
Edhe këtë sezon, ku dukej se Interi po ecte mirë dhe pritej të ndiqte Juventusin deri në fund nuk pritet të ndodhë ky skenar dhe “Zonjës” do i duhet të udhëtojë e vetme drejt titullit kampion.
Zikaltërit mesditën e sotme janë ndalur nga Kaljari, me Raxha Naingolan, që përmbush premtimin e dhënë në fillim të sezonit për hakmarrje ndaj atyre që e larguan.
Barazim 1-1 me gola të Lautaro Martinez në krahun zikaltër dhe të Raxha Naingolan për Kaljarin. Mesfushori arriti të shënonte pas një devijimi të Bastonit.
Ndeshje, që foli më shumë për vendasit, të cilët patën disa raste të pastra, ku veçojmë atë të Lukakut në fund të kohës së rregullt, pas barazimit të Naingolan.
Sulmuesi e mori topin që nga gjysmëfusha e tij e në fund e ndanë vetëm pak centimetra nga lavdia.
Në fund një situatë shumë e tensionuar, me Lautaron, që del nga vetja dhe nuk përmbahet ndaj gjyqtarit dhe ky i fundit e ndëshkon me dy të verdhë rresht e ma pas të kuq automakisht. Argjentinasi del nga fusha dhe godet çfarë t’i dalë para.
Për t’u veçuar debutimi i Eshli Jang, që dha asistin për Lautaron dhe dhuroi një paraqitje mjaft pozitive në të dyja fazat e lojës.
Një rezultat që mund ta largojë shumë Interin nga Juventusi, me bardhezinjtë, që zbresin në “Sao Paolo” për të sfiduar Napolin. Në rast fitoreje të kampionëve në fuqi, Interi i sheh gjashtë pikë larg.