Gjysma-gjeli ishte për fëmijët, gjysmë-goli është për “burrat e Superligës”

27 Janar 2020, 13:51Sport TEMA

Dikur ka qënë përralla për fëmijë me gjysma-gjelin, kurse në Superligë, atje ku tregohen përralla për të rritur, kemi parë dhe dëgjuar “përrallën” me gjysmë-golin!

Partizani është mundur nga Kukësi me një gol më shumë imagjinar sesa real, një gol që na kujtoi edhe njëherë se në ndeshjet e kampionatit tone,  VAR-i më i mirë … gjëndet në kokën e arbitrave tanë, pa patur nevojën për analizë elektronike.

Tani, “ndeshja e madhe”, ajo  që nuk solli dot më shumë se 4000  tifozë në “Arena”, mbushet me pyetjen hamletiane : ishte apo nuk ishte? E kaloi vijën topi apo e kaloi “ylberin” arbitri?

Por, është një vijë tjetër, ajo e interesit  patologjik për pikë që e bën Kukësin të besojë se arbitri e ka parë golin me shqisën me xham ( dhe jo pa xham),  duke patur një arsye madhore për t’ia mësuar dhe fiksuar emrat arbitrave të ndeshjes, ndryshe nga ç‘kishte thënë pak ditë më parë presidenti Gjici ..“ unë nuk ia di as emrat arbitrave”.

Nëse për Kukësin topi e ka kaluar vijën fatale, për Partizanin  nuk është meraku  tek vija fatale, por tek vija e shkelur e kufirit nga “baballarët” e arbitrave. Nga ata që një vit më parë, për të vendosur një gol të tillë kundër “demave” do të kishin shpikur një sistem kontrolli për gjysmë-golat edhe më modern sesa vetë Var-i.

Ndaj mbetet në fuqi hamendsimi: ishte apo nuk ishte gol? Sido që të jetë, duket se Partizani ka frikë të prishë paktin me “djallin”,  sepse ka akoma në gjoks stemën e kampionit , me të cilën do të “shërojë” të gjitha plagët e këtij sezoni…(Sfidanti.al)

2 komente në “Gjysma-gjeli ishte për fëmijët, gjysmë-goli është për “burrat e Superligës””

  1. Na myten says:

    Ne fakt problem i madh ai goli. Po karnave si puna juaj nuk iu ben pershtypje qe nje prone publike iku per lesh dhe do ike me keq akoma.
    Stadium i pambaruar (s’ka per te mbaruar kurre se thesi eshte ndare tashme) dhe fushës e cila pas 3 muajsh duhej te ishte si ajo e Barcelones i ka ra leshi.

  2. gjysmegoli says:

    Stadiumi eshte cilesuar bashkekohor, madje me i miri ne rajon. Si ka mundesi te mos kete kamera per te monitoruar vijen fatale te portes. Nuk mjaftuan 70 milion euro qe u derdhen per kete impiant?!g

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje