FOTOT: Aksidenti tragjik, kush janë personat e tjerë që humbën jetën në helikopterin privat të Kobe Bryant

27 Janar 2020, 12:13Sport TEMA
FOTOT: Aksidenti tragjik, kush janë personat e tjerë që

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, vajza e tij, Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë vdiqën të dielën pas përplasjes së helikopterit privat të 41-vjeçarit.

Pas Bryant dhe vajzës së tij u bë i ditur edhe identiteti i viktimave të tjera.

Sipas “Daily”  ndër viktimat janë: Trajneri i bejsbollit, John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa, shoqe e vajzë së Bryant.

Mes viktimave ishte edhe trajnerja e basketbollit për vajza, Christina Mauser.

Burri i saj shkroi në Facebook: “Fëmijët e mi dhe unë jemi shkatërruar. Ne humbëm gruan dhe nënën tonë të bukur sot.”

Viktimat e tjera janë Sarah Chester dhe vajza e saj Payton, piloti Ara Zobayan, si dhe trajnieri Altobelli.

Ata ishin duke udhëtuar drejt akademisë Mamba të basketbollit, për të marrë pjesë në një ndeshje, kur ndodhi përplasja e helikopterit.

Edhe pse shkaku i rrëzimit të helikopterit nuk dihet, arsyeja mund të jetë moti i rënduar.

Meteorologu i CNN, Michael Guy tha se kishte shikim shumë të dobët në kohën kur u rrëzua helikopteri. Kishte shumë mjegull.

“Lagështia ishte 100 përqind, që do të thotë se ajri ishte si supë”, tha ai.

3 komente në “FOTOT: Aksidenti tragjik, kush janë personat e tjerë që humbën jetën në helikopterin privat të Kobe Bryant”

  1. Vlora says:

    Ky amerikani u prehte ne paqe.
    Por ai ra nga helikopteri i vet.
    Do te ishte ne nderin e shtypit tone qe po kaq vemendje ti kushtoje muratoreve tane fatkeqe qe bien nga skelat e “biznesmeneve tane”, kur punojne ne te zeze.

  2. Qetësusi says:

    Zotërinj gazetarë lereni Koben atje ku është se ai gola bënte dhe nuk i bënte për ne po shikoni ku e kemi kryeministrin se ai merr vendime për fatet tona sikur është në gjermani prej andej duam lajme , jo nga Kobia.

  3. Vlonjati says:

    Si nuk shkruat nje rresht per minatoret e Bulqizes dhe terrorin qe Saimir Mane ushtron mbi ta !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje