Tifoz i çmendur i Milanit, klubi kuqezi dedikim për Bryant!

26 Janar 2020, 22:06Sport TEMA

Kobe Bryant ka ndërruar jetë pas aksidentit fatal me helikopter në California të SHBA!

Në moshën 41 vjeç shuhet një ndër ikonat e basketbollit në botë por edhe legjendë e NBA dhe Los Angelos Lakers… Bryant, duke qenë se dikur ka luajtur edhe në Itali, ishte tifoz i çmendur i kuqezinjve dhe klubi i Milanit nuk ka vonuar me një postim prekës për basketbollistin.

“Nuk kemi asnjë fjalë për të shprehur faktin sa të shokuar jemi pasi morëm vesh lajmin tragjik. Një nga sportistët më të mëdhenj në histori ka ndërruar jetë.

Tifoz i Milanit, Kobe Bryant ishte një njeri i madh. Ngushëllimet tona më të mëdha për familjen e Bryant dhe atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Do të na mungosh gjithmonë, Kobe!”

Edhe Barcelona ka reaguar pas lajmit të tmerrshëm të vdekjes së Kobe Bryant. Klubi katalanas, ku shpesh basketbollisti shkonte ta vizitonte dhe shihte ndeshjet, pasi kishte tepër simpati, i ka dedikuar edhe disa fjalë…

“Të tronditur nga vdekja e Kobe Bryant, një atlet shembullor si brenda ashtu edhe jashtë fushës së basketbollit. Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje