TRAGJIKE: Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

26 Janar 2020, 20:54Sport TEMA

Kobe Bryant është ndarë nga jeta pas një përplasje me helikopter në Calabasas, California, njofton TMZ.

Bryant u raportua se ishte në helikopterin e tij privat me katër  persona të tjerë kur u rrëzua.

Askush në bord të helikopterit nuk mbijetoi, sipas TMZ Sports.

Të 5 personat në bord kanë humbur jetën, ku ishte dhe vajza 13 vjeçare e Bryant.

Bryant ka lënë pas bashkëshorten e tij Vanesa dhe tre vajzat e tyre, Gianna, Natalia, Bianca dhe të porsalindurën, Capri.

Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës dhe nga gjimnazi kaloi direkt në basketbollin profesionist, ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers, gjatë të cilave arriti të fitojë plot 5 herë titullin kampion në NBA.

Gjatë karrierës së tij të lavdishme, Bryant është bërë 18 herë pjesë e skuadrës All Star, 15 herë pjesë e All-NBA Team dhe 12 herë pjesë e pjesë e All-Defensive Team, ndërsa në vitin 2008 u shpall The Most Valuated Player (MVP) në NBA.

Kobe Bryant i dha lamtumirën sportit të tij të preferuar në verën e 2016-ës, ndërsa ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e basketbollit, si njëri prej sportistëve më spektakolarë dhe më të vlerësuar.

Kobe Bryant konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA(EN-BI-EJ) teksa është shënuesi i katërt më i mirë në këtë kampionat me mbi 33 mijë pikë të shënuara.

8 komente në “TRAGJIKE: Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant”

  1. Vrit nje politikan te korruptuar dhe hajdut says:

    Ikonat e NBA! keqardhje per te dhe familjen do na mungoje nje njeri ekrani qe promovonte vlera. Falemnderit per cfare ke bere.

    1. Tipi says:

      Ikone boterore e sportit dhe njerezimit. Arsyeja pse jam bere tifoz i Lakers dhe basketbollit. I qofte dheu i lehte dhe per vajzen. I paharrueshem. #Mamba8/24

  2. Cudia says:

    Mbi te gjitha, pervecse nje sportist klasi, ishte edhe nje insipirues i vecante per gjithe moshat e reja duke u bere nje ikone si qytetar i nderuar dhe kontribues i vecante per komunitetin. RIP!!

  3. Juli says:

    RIP COBE and 13 old daughters no words

  4. Arber iliri says:

    O gazeta Giana eshte vajza e Kobit qe ka humb jeten.jeni komplet te papergjegjshem.

  5. Kor+ca says:

    Keqardhje e madhe . Shprehte ndjenjat me te mira njerezore dhe sportive .

  6. Populli says:

    Kur mallkoni ju kafshet e ketij vendi si per Ramen edhe per Bazen atyre u shtohet jeta!Ngordheshin te gjitha kafshet qe kurr nuk u bene njerez edhe pse u ngjiten ne majat me te larta te shtetit!

  7. VISI says:

    KUJDES SE PO NA BENI PER TE QAR PO KETU TEKNE KA HISTORI NGA ME TE NDRYSHMET DHE TRAGJIKE DHE SE RRUAN NJERI MUHABET PA LIDHJE QENKENI MALLENGJYER SIKUR E PASKENI PASUR NJERI TE SHTEPISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje