Tirana ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 kundër Luftëtarit, duke marrë provizorisht vendin e parë në renditje.
Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për bardheblutë dhe nën urdhrat e Egbo, duket skuadër e rilindur.
Batha bëri një ndeshje të shkëlqyer në mesfushë, si dhe shënoi dy gola.
Edhe Ngoo në majë të sulmit, ishte një rrezik konstant. Bomberi shënoi një gol dhe fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga talenti Ernest Muçi.
Edhe Cobbinah gjeti rrjetën për Tiranën, ndërsa golin e vetëm për Luftëtarin, e shënoi Joan Çela, një nga golat më të bukur të këtij takimi.
Plot 6 gola në këtë sfidë dhe Tirana ngjitet në krye të tabelës, ndërsa Luftëtari rikthehet te humbjet pas asaj pike të marrë kundër Kukësit.
Është mbyllur dhe takimi mes Teutës dhe Bylisit, me “Djemtë e Detit” që kanë marrë tri pikët e plota në shtëpinë e tyre. Ka mjaftuar një supergol i talentit Lorenco Vila që të besuarit e Edi Martinit të triumfojnë në “Niko Dovana”.
Në minutën e 11-të, Vila bëhet protagonist dhe shënon golin e vetëm të sfidës. Pasi merr një top nga krahu i majtë, talenti spostohet në qendër dhe nuk mendohet dy herë, duke shënuar një perlë me të djathtën dhe duke shtangur portierin Hidi.
Bylisi tentoi gjatë gjithë takimit që të shmangte humbjen, por Teuta ia doli të mbrohej dhe të marrë tri pikë të arta.