Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e cilëson të tmerrshëm lajmin për vdekjen e Kobe Bryant.
Trump shkruan: “Raportimet janë se basketbollisti i madh Kobe Bryant dhe tre të tjerë kanë vdekur pas përplasjes së helikopterit në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm“.
Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës dhe nga gjimnazi kaloi direkt në basketbollin profesionist, ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers, gjatë të cilave arriti të fitojë plot 5 herë titullin kampion në NBA.
Gjatë karrierës së tij të lavdishme, Bryant është bërë 18 herë pjesë e skuadrës All Star, 15 herë pjesë e All-NBA Team dhe 12 herë pjesë e pjesë e All-Defensive Team, ndërsa në vitin 2008 u shpall The Most Valuated Player (MVP) në NBA.
Kobe Bryant i dha lamtumirën sportit të tij të preferuar në verën e 2016-ës, ndërsa ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e basketbollit, si njëri prej sportistëve më spektakolarë dhe më të vlerësuar.
Legjendat nuk vdesin kurre