"Dogji Ronaldon", vlerësim befasues i mediave italiane për Elseid Hysajn

27 Janar 2020, 11:20Sport TEMA

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistë absolut të Napolit në fitoren që të kaltrit arritën kundër Juventusin në “San Paolo” me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte një ‘piston’ në krahë dhe i kujdesshëm në prapavijë. Hysaj arriti të markoi mjaftë mirë Cristiano Ronaldo duke ndihmuar ekipin e tij të rikthehej tek fitorja pas 3 humbjesh radhazi në Serie A.

Ja vlerësimi i mediave italiane për Hysajn:

“Calciomervato.web”- Nota 7: “Arrin t’i qëndrojë shumë shpesh i ngjitur Ronaldos dhe së bashku me ndihmën e Kajehonit frenojnë portugezin që të shpërthejë në korsinë e majtë.

Në fazën defensive ishte thuajse perfekt, por në pjesën e dytë arriti që të ndalojë edhe një tentativë të frikshme të CR7.

“TuttoNapoli”- Nota 6.5: “Për t’u vlerësuar për paraqitjen fantastike të bërë sidomos në pjesën e dytë, në fazën defensive.

Ai jo vetëm e dominoi korsinë e tij, por shumë shpesh ofroi dalje të shpejta në mbështetje të mesfushës dhe të sulmit.

Edhe Sportmediaset e vlerëson me notën e lartë, 7.

1 komente në ““Dogji Ronaldon”, vlerësim befasues i mediave italiane për Elseid Hysajn”

  1. tifozi says:

    Per here te pare mbas shume vjetesh e shol Elseidin te jete ne nivelet qe e la Sarri. Ronaldo pati zero mundesi qe te rrezikonte porten e Napolit, pasi Hysaj e bllokoi ne cdo tentative te tij. Edhe goli qe Ronaldo shenoi, ndodhi kur ai levizi ne krahun tjeter te sulmit Juventin. Uroj qe te vazhdoje keshtu ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje