Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet, miliona njerëz po jetojnë të izoluar në Wuhan, qytetin që u kthye në qendrën e shpërthimit të këtij virusi vdekjeprurës.
Por në këtë kohë izolimi banorët po i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, duke ofruar mbështetje dhe shpresë.
Wuhan, Jiayou! Është kjo thirrja që dëgjohet teksa del nga dritaret e çdo shtëpi, një shprehje që përdoret për të shprehur vendosmëri dhe këmbëngulje.
Sot numri i viktimave nga virusi ka shkuar në 107 dhe numri i të infektuarve është rritur me 1300 të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm në më shumë se 4000, Kina zyrtare pas pushimeve të Vitit të Ri Hënor ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve nga frika e infektimit në masë.
Pekini gjithashtu iu kërkoi bashkatdhetarëve të tij që të shtyjnë udhëtimet jashtë vendit.
Lajmi se virusi mund të transmetohet edhe nga njerëz të cilët, megjithëse tashmë e kanë infeksionin, nuk tregojnë simptoma, ka shtuar edhe më shumë frikën.