Frika nga bojkoti i kampionatit, Armand Duka gati të “ndëshkojë” arbitrat kamikazë të tij

28 Janar 2020, 17:41Sport TEMA

Në dy javët e fundit të Kategorisë Superiore nuk është folur më për futboll, por për gabimet e gjyqtarëve, të cilët me vendimet e tyre kanë ndikuar në rezultat.

Situata është tensionuar, sidomos pas deklaratave të presidentit të Bylisit, Besnik Kapllani, se ka menduar të tërhiqet nga gara, pasi ndihet i vjedhur.

Në këto kushte sot, Federata e Shqiptare e Futbollit thirri në një mbledhjen të gjithë gjyqtarët dhe asistentët e angazhuar në Kategorinë Superiore për të diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të Superiores.

Në këtë takimi është kërkuar përqëndrim maksimal nga të gjithë arbitrat për të shmangur gabimet në javët e ardhshme.

Në njoftimin e FSHF nuk thuhet nëse do të ketë pezullime, por burime të RTV ORA pranë sektorit të arbitrimit bëjnë me dije se është pezulluar Bledar Meneci, ndërsa do të merren masa edhe për disa gjyqtarë të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje