Mbledhje me gjyqtarët që po vendosin kampionatin, FSHF: E zakonshme

28 Janar 2020, 14:16Sport TEMA

Në ditën e sotme FSHF ka njoftuar se po zhvillon mbledhjen e zakonshme me gjyqtarët e kampionatit për të diskutuar çështjet e arbitrimit në ndeshjet e Superiores.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku si edhe Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati e Sektori i Arbitrimit.

jo që të bie në sy në këtë lajmërim nga FSHF është pjesa që mbledhja konsiderohet si normale, kur vetëm në këto dy javë të luajtura pas ndërprerjes së kampionatit, pretendimet nga ana e disa klubeve kanë qenë të mëdha.

Dhe jo pa të drejtë, pasi një pjesë e mirë e ndeshjeve janë vendosur nga gabimet e gjyqtarëve, të cilat kanë qenë flagrante duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

Fakti që FSHF e cilëson si të zakonshme një mbledhje të tillë në një situatë komplet anormale, tregon qartësisht se në institucionin e futbollit nuk shqetësohen se me apo pa dashje, “xhaketat e zeza” po vendosin fatin e kampionatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje