Rrëfimi prekës i Kobe Bryant, arsyeja pse përdorte helikopterin për lëvizjet e përditshme

27 Janar 2020, 20:57Sport TEMA

Lajmi për ndarjen nga jeta në moshën 41-vjeçare të ikonës së basketbollit Kobe Bryant ishte shokues për të gjithë.

Paraditen e djeshme ai, bashkë me vajzën e tij 13- vjeçare dhe 7 persona të tjerë, po udhëtonin me helikopterin e tij privat, i cili u rrëzua dhe shpërtheu në flakë duke u marrë jetën të gjithëve.

Kobe e kishte pasion udhëtimin me helikopter por edhe një mënyrë praktike për të arritur në kohë në të gjitha destinacionet e takimet e përditshme që kishte brenda Los Angeles.

Në një intervistë të dhënë në 2018, ai tregonte se e përdorte helikopterin përditë, pasi nuk dëshironte që të humbiste asnjë moment nga jeta e tij familjare.

Kobe tregonte rutinën e tij , dërgimin e fëmijëve në shkollë dhe marrjen e tyre më pas, dhe arsyeja se përse përdorte helikopterin dhe jo makinën, ishte trafiku i rënduar.

Ai shprehej se nuk dëshironte që të bëhej vonë ndërsa i çonte dhe i merrte fëmijët, dhe se nuk lejonte bashkëshorten, pasi dëshironte që të kalonte sa më shumë kohë të mundej me ta.

Ai thoshte se mezi priste momentin kur i merrte nga shkolla dhe shkonin në shtëpi, pasi aty kalonin kohën më të madhe bashkë me gjithë familje.

Vajza e tij 13-vjeçare, që me përkëdheli ai e quante Gigi, ishte ajo e cila i kishte trashëguar talentin dhe dëshirën për basketbollin.

Kur e pyesnin Kobe se a do të kishte dëshirë të kishte një djalë për t’i trashëguar talentin, ai duke qeshur thoshte se Gigi kujdeset më së mirë për këtë pjese, dhe aftësia e saj është shumë e veçantë.

Por fati e deshi që të dy ata të shuhen para kohe, në krahët e njëri-tjetrit…

6 komente në “Rrëfimi prekës i Kobe Bryant, arsyeja pse përdorte helikopterin për lëvizjet e përditshme”

  1. Tani says:

    Jevgu kur ra n’kos lyu ene bythén

    1. Kacaku says:

      Ik o qelbesire , ti je komplet plere …

  2. I prekuri says:

    Kam edhe une nje rrefim prekes per komshiun tim Z.Faikun. Arsyeja pse e con vajzen ne shkolle mrapa ne biciklete kur bjen shi sidomos ,mos me ju lage kembet e mos me ndenje tane diten me kembe te lagura ne ato klasa te ftohta pa ngrohje. Artikulshurruesi kenka preke fort ptu qifsha artikullin

    1. Balboa says:

      Pavaresisht faktit qe ti dhe shume te tjere mund te keni eksperienca personale dhe keni cfare te tregoni, mos u merrni me vogelsira dhe filloni e shani lart e poshte pa lidhje. Mundohuni dhe kapni thelbin e artikullit: babai qe kerkon te jete sa me shume kohe prane familjes, pavaresisht se sa i pasur/i varfer, i bardhe / zezak, shkolla te mira apo pa ngrohje si tonat. Jo cdo gje duhet patjeter ta lidhni me ambientin tuaj.

  3. Ai tjetri eshte i korrptuar, jo une says:

    E kujt po i rruhet n’Arbëri

  4. Bi'lali me Gruan says:

    U sa gjyynah alamet djali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje