Superliga Shqiptare ka mbyllur dje siparin e një jave plot me debate të cilat u kurorëzuan me kontestimin e një goli gjatë ndeshjes Kukësi -Partizani. Por le të bëjmë një analizë të renditjes të Superligës Shqiptare nga vendi i parë deri në vendin e dhjetë.
Po të shikojmë me vëmendje, kampionati kryesohet sipas tabelës nga Kukësi me 35 pikë dhe mbyllet nga Flamurtari, ekipi legjendar bregdetar me vetëm 6 pikë. Ekipi i Kukësit kryeson me 35 pikë, por nuk është ekipi që ka shënuar më shumë. Më shumë gola ka shënuar ekipi i Tiranës, 34 dhe ka pësuar 21 me një diferencë prej 13 golash, ndërsa Kukësi golavarazhin e ka me një diferencë prej 14 golash duke shënuar 27 dhe pesuar 13 gola.
Në vendin e tretë ndodhet Teuta. Teuta ka një kuriozitet, është ekipi që ka shënuar më pak gola pas Flamurtarit të vendit të fundit, vetëm 14 gola ndërkohë që Flamurtari ka shënuar 13 dhe Teuta diferencën e golave e ka plus 1 pasi ka pësuar vetëm 13 gola. Pra ka pësuar po aq sa Kukësi i vendit të parë apo një gol më pak sesa Vllaznia e cila është në vendin e shtatë.
Nëse do të shohim më tej renditjen, Ballshi, Laçi, Partizani apo Vllaznia dhe Skënderbeu pra nga vendi i katërt deri ne vendin e shtatë ndahen nga një diferencë prej tre pikësh pra prej një ndeshje. Ballshi me Laçin gjithashtu me një pikë gjithashtu dhe me Partzanin me një pikë dhe më pas vijnë me 27 pikë Vllaznia dhe Skënderbeu.
Nëqoftëse do të shkojmë në fund të tabelës do të shohim Flamurtarin me një diferencë prej 25 golash të pësuar. Është ekipi që ka pësuar më shumë në kampionat, rreth 38 gola. Pas tij vjen Luftëtari i cili ka pësuar 34 gola por është edhe ekipi që ka shënuar më pak, ka shënuar vetem 10 gola. Nga ana tjetër, shohim Skënderbeun me Vllazninë me 27 pikë ku Skënderbeu ka diferencën minus 9 gola.
Një pozicion ndoshta i pamerituar për korçarët por dhe pas dënimit të dhënë nga UEFA duket se ekipi juglindor nuk është në formën e tij më të mirë. Shohim qartësisht se ka vetëtm 20 gola të shënuar dhe 29 të pësuar, ndoshta hyn tek ekpiet që ka pësuar më shumë në kampionat pas Luftëtarit të vendit të parafundi. ekipi tjetër që ka pësuar më shumë gola është ekipi i Tiranës i cili ndodhet në vendin e dytë. Nga ana tjetër shohim se një golavarazh pozitiv ka Ballshi, Laçi apo deri diku edhe Partizani dhe Vllazninë.
Gjithashtu vërehet se duket që fundi i tabelës tashmë është i mbyllur, Luftëtari dhe Flamurtari janë drejt rënies nga kategoria, ndoshta ka ende shumë ndeshje por mesa duket, gjithçka ëhstë vulosur. Ekipi i Luftëtarit nuk do ta ketë të legtë të mundë korçarët në ndeshje direkte, Shkodrën apo Partizanin për të bërë të mundur të marrë disa pikë dhe të ngrihet. Kështu duket se dhe Laçi dhe Bylisi do të tentojnë të luftojnë nga ana e tyre për të pasur një vend në kupat e Europës. Beteja ka ngelur te kreu ku Kukësi dhe Tirana apo dhe Teuta janë në një betejë të ashpër për të fituar këtë vit titullin.
Partizani duket që është shumë larg, është të paktën 7 pikë larg Kukësit dhe 6 pikë larg Tiranës. Mga ana tjëtër 8 pikë është dhe Skënderbeu i cili nuk duket të ketë pretendime për të fituar Superligën e vitit 2019 dhe 2020. Duket se kampionati i këtij viti është më i dobët se kampionatet e kaluara, jo vetëm duke parë renditjen dhe ekpet dhe pozicionimet etyre por ka qenë dhe shumë i debatuar për disa ndeshje siç është ajo më e fundit dje, ndeshja Kukesi-Partizani.
Më tej, vërejmë se fundi i tabelës është i mbyllur dhe në krye ka një betëj për titullin kampion ç’ka mund ta mbajë ndezur edhe më tej Superligën për shkak edhe të faktit se disa ekipe luftojnë edhe për të hyrë në kupat e Europës. Por, gjithnjë e më shumë Superliga po kontestohet edhe pse tabela na tregon se nga rezultatet, golat dhe pikët e mara, ekipet ndodhen ndoshta fiks aty ku e meritojnë…/CNA.al
Te gjitha ekipet jane te hallakatme. Nuk sheh 5 lojtare bashke 2 ndeshje rrjesht.