Akuza e rëndë e legjendës: Berlusconi më vodhi Topin e Artë

27 Janar 2020, 17:59Sport TEMA

Ka qenë një legjendë e futbollit portugez, duke koleksionuar 41 ndeshje dhe tetë gola me fanellën e kombëtares.

Po flasim për Paulo Futre, i cili është kthyer të flasë për Topin e Artë të 1987-ës, që iu hoq nga duart nga Ruud Gullit.

“Pyeta Berlusconin sesi arriti të ma hiqte nga duart atë Top të Artë, jam i sigurt se ka patur gisht… “, ka thënë Futre në një intervistë të dhënë për lin Youtube, Idolos.

“Gjithsesi, unë nuk besoj në këto çmime dhe i quaj ‘Çmimet e turpit’.

Modric, për shembull, nuk do ta kishte fituar kurrë Topin e Artë nëse Cristiano Ronaldo do të kishte qëndruar në Madrid.

CR7 dhe Messi duhet të jenë 6-6 në këtë renditje speciale”, ka përfunduar Futre.

1 komente në “Akuza e rëndë e legjendës: Berlusconi më vodhi Topin e Artë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje