Ndeshja me Teutën në "Air Albania Stadium"? Tirana kërkon mendimin e tifozëve

27 Janar 2020, 17:09Sport TEMA

Skuadra e Tiranës është duke kaluar një moment të shkëlqyer teksa ditën e djeshme realizoi edhe fitoren e pestë radhazi duke mposhtur në shtëpi Luftëtarin me rezultatin e thellë 5-1.

Bardheblutë tashmë janë në vend të dytë dhe një pikë larg Kukësit kryesues teksa këtë vit kryeqytetasit pretendojnë titullin kampion, duke qenë se është edhe një vit special për Tiranën pasi korrespondon me atë të 100-vjetorit të klubit.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Tiranës në rrjetet sociale, është hapur një sondazh për tifozët. Klubi ka ftuar mbështetësit e tij të votojnë nëse ndeshjen e radhës përballë Teutës duan ta zhvillojnë në Selman Stermasi si zakonisht, apo në impiantin e ri Air Albania Stadium.

Klubi e cilëson përballjen me durrsakët tepër të rëndësishme ndaj mesa duket kërkon një atmosferë elektrizuese, duke qenë se tifozeria bardheblu ka ditur të mbushë stadiumin në këtë sezon, por jo vetëm.

Tashmë, mbetet në dorë të tifozerisë kryeqytetase të zgjedhin me anë të komenteve në faqen zyrtare të Tiranës, stadiumin ku dëshirojnë të ndjekin ekipin e zemrës, teksa klubi është i gatshëm të plotësojë kërkesën e tyre.

1 komente në “Ndeshja me Teutën në “Air Albania Stadium”? Tirana kërkon mendimin e tifozëve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje