FOTO-LAJM: Tedi Cara gati prezantimi tek Partizani, e ndjek ndeshjen me Kukësin në prani të lojtarëve të kuq!

27 Janar 2020, 17:43Sport TEMA
FOTO-LAJM: Tedi Cara gati prezantimi tek Partizani, e ndjek ndeshjen me

Partizani po kalon një krizë rezultatesh në këtë sezon, duke qenë shtatë pikë larg kreut të klasifikimit dhe duke ndëlikuar rikonfrmimin si kampion i Shqipërisë.

Në ndeshjen e djeshme ndaj rivalëve kryesorë për titullin kampion, Kukësit, të kuqtë u mposhtën me rezultatin e ngushtë 1-0, në takimin e zhvilluar në “Air Albania Stadium”.

Por, pavarsisht rezultateve negative që po koleksionojnë “demat e kuq”, drejtuesit e klubit vijojnë punën për të bërë më të mirën për ekipin, duke pikasur elementë cilësorë dhe me të ardhme për t’i afrimuar në skuadër.

Dje i pranishëm në shkallët e stadiumit “Air Albania” ishte dhe talenti kavajas, Tedi Cara, që këto ditë pritet të zyrtarizohet me fanellën e kuqe.

Sfidën ndaj verilindorëve siç shihet në foton e siguruar nga Gazeta TemA, Cara e ka ndjekur së bashku me Ron Brojën dhe Dorian Kërçikun.

Talenti 19-vjeçar gjatë këtij sezoni me Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë në 12 ndeshje ka realizuar 8 gola, duke qenë lojtari më i rëndësishëm tek verdhezinjtë.

Cara, konisdorehet si një nga talentët e futbollit shqiptar, pasi ka qenë pjesë edhe e ekipeve kombëtare të moshave. (F,B-TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje