Goditja e Interit u zyrtarizua sot. Mesfushori Christian Eriksen ka nënshkruar me klubin zikaltër dhe është gati për aventurën e re në Serie A.
Trajneri Antonio Conte e ka marrë dhuratën e dëshiruar nga drejtuesit.
Një fjali kuptimplotë e Interit, që shkruan: “Le të ngrihet perdja e skenës”.
Në Milano janë bërë gati për shfaqje dhe presin shumë nga mesfushori danez, i cili u ble nga Tottenham Hotspurs gjashtë muaj para përfundimit të kontratës.
Nga ana tjetër Interi ka shitur sulmuesin Gabriel Barbosa te Flamengo, që vendosi të paguajë klauzolën prej 18 milionë eurosh dhe ta mbajë në skuadër goleadorin brazilian.
Sulmuesi ka firmosur deri në vitin 2024.