Kush janë tre të arrestuarit për pengmarrjen e Jak Prengës, në kërkim një tjetër, dyshime dhe për 6 të përfshirë. Emrat

28 Janar 2020, 08:45Kronika TEMA
Kush janë tre të arrestuarit për pengmarrjen e Jak Prengës,

Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar për pengmarrjen e Jak Prengës.

Po ashtu në kërkim është shpallur Leonard Hajri.

Rreth dy javë më parë u rrëmbye në Kamëz Jak Prenga.

Deri ditën e djeshme nuk kishte asnjë informacion derisa Policia në një operacion në Shijak, ditën e djeshme shoqëroi dy persona.

Duket se Policia ka identifikuar të gjithë autorët dhe personat e përfshirë në pengmarrjen e Jak Prengës pranë banesës së tij. Mësohet se dy vëllezërit e tij janë me precedent penal.

Sipas policisë 49 vjeçari para se të merrej peng është dhunuar fizikisht nga dy autorë, dhe më pas është marrë në makinë duke u larguar pa gjurmë.

Ngjarja ndodhi në datën 17 janar, në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët i treguan shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë, e janë larguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje