Rama sërish në Bruksel, pas Merkel pritet të takojë presidenten e KE dhe shefin e NATO-s

28 Janar 2020, 12:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të ketë një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Rama bën me dije se në takim do të ketë diskutime për konferencën e Donatorëve që do të mbahet në 17 shkurt, për Rindërtimin.

Gjithashtu kryeministri Rama njofton se nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Ky takimi vjen një dit pasi shefi i qeverisi shqiptare u takuma me kancelarin gjermane Angela Merkel.

“Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”, shkruan kryeministri Rama. (TemA)

 

2 komente në “Rama sërish në Bruksel, pas Merkel pritet të takojë presidenten e KE dhe shefin e NATO-s”

  1. Koli says:

    He more hajdut-lypsari yne.Ne Shqiperi vjedh jashte Shqiperise lyp.

  2. filja says:

    Koli, ku ta kane vene ty, lapidarin e kisha fjalen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje