FOTOT: “Leku letër”, Dua Lipa i hedh dollarë striptisteve në një klub nate

29 Janar 2020, 13:20Lifestyle TEMA
FOTOT: “Leku letër”, Dua Lipa i hedh dollarë striptisteve

Një video e Dua Lipës duke i hedhur dollarë striptisteve femra ka ngjallur një debat të ashpër në internet në lidhje me feminizmin, pasi kritikët kanë bërë thirrje për ta bojkotuar muzikën e saj.

Këngëtarja 24-vjeçare, pas ceremonisë së çmimeve “Grammy” kishte shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo.

Me të ishin edhe Lil Nas X dhe Rosalia, por sytë e publikut u drejtuan te Dua Lipa pasi në video ajo u hidhte striptisteve kartmonedha në dollarë.

“Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”–  shkruante me ironi personi që kishte publikuar i pari videon.

Duke qenë se në qendër të kësaj videoje ishte Dua Lipa, kritikët e saj nisën të shpërndanin hashtagun #dualipaisoverparty dhe bënin thirrje të bojkotonin muzikën e saj.

Por pavarësisht kësaj, fansat i dolën këngëtares në mbrojtje duke i quajtur hipokrizi kritikat ndaj saj.

3 komente në “FOTOT: “Leku letër”, Dua Lipa i hedh dollarë striptisteve në një klub nate”

  1. asd says:

    Nuk ka te beje me feminizmin. Dua i kenaqet faktit qe ajo vete i ka shpetuar per pak fare ketij “zanati”.
    Veprimi eshte instiktiv.

  2. Erli says:

    Ky dashnori i fundit të hapi rrugën e jetës…. Të tregoi se çfarë është heroina kokaina ekstazi LCD etj etj,,, ishalla po kthe sa s’është vonë, hë të rujt zoti

  3. Labi Malok says:

    Bravo Dua Lipa!
    Futi dhe nje qirje ne grup atyre baxhellave. Je qe je, shkerdhehu dhe vete se te ben mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje