Më 1 shkurt ”Lidhja Arabe” do të mbajë një takim urgjent në nivel ministror për të diskutuar të ashtuquajturin planin e paqes për Lindjen e Mesme të propozuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA theksoi se ”Diab al-Louh, ambasadori i Palestinës në Egjipt, i cili është edhe përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në ‘Ligën Arabe’, zyrtarisht i kërkoi lidhjes që të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme në nivelin ministror, edhe me pjesëmarrjen e presidentit palestinez, Mahmud Abbas”.
Louh tha që vendet arabe duhet të qëndrojnë të bashkuara përballë të gjitha planeve që injorojnë çështjen palestineze dhe eliminojnë një zgjidhje mes dy shteteve.
”Këto plane përpiqen të eliminojnë mundësinë për krijimin e një shteti të pavarur palestinez”, theksoi Louh.