Ramush Haradinaj: Tirana më ka detyruar të paguaj para. Ne s'i marrim gje Ramës kur vjen në Kosovë (reagon Ministria e Jashtme)

29 Janar 2020, 20:50Rajoni TEMA

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi Tiranën zyrtare se e ka detyruar të paguajë tarifa rrugore edhe gjatë vizitave të tij zyrtare.

Në një intervistë dhënë ta martën televizionit T7 në Prishtinë, ai tha se autokolona e tij është ndalur dhe detyruar të paguajë tarifën rrugore të Shqipërisë, megjithëse ishte nën përcjellje protokollare.

“Shqipëria e ndal kryeministrin e Kosovës në autorrugë, nuk më ka ndalur as Maqedoni e as Bullgari, ju siguroj, nuk e kanë ndalur, si e kanë marrë vesh që është makina e kryeministrit, ka dalë polici, nuk të vonon sepse nuk duhet, nuk parashihet janë këto protokolle të sigurisë.

Për shembull pyetja shtrohet, a paguan Edi Rama kur të vjen nga andej? Nëse ai nuk paguan si kryeministër pse e trajton kryeministrin e Kosovës ndryshe?

Unë jam duke e thënë një të vërtetë, kësaj here kemi qenë duke shkuar në një intervistë në Shqipëri, kanë qenë dy makina të policisë shqiptare, një xhip dhe një makinë lokale, u ndal krejt dhe unë thashë çka ndodhi, sa herë që kam shkuar si kryeministër mua më kanë ndalur të bëj aty pagesën”, tha ai.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se të gjitha autoritetet e nivelit të lartë, qofshin shqiptare apo jo, përfshirë edhe delegacione të nivelit të lartë në vizita zyrtare nuk janë të përjashtuar nga taksa rrugore.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, ministria e Jashtme shqiptare tha se “nuk cenohet siguria sepse autoriteti i nivelit të lartë shoqërohet nga Garda e Republikës. Nëse ngrihen shqetësime mbi sigurinë e autoritetit atëherë ky shqetësim i përcillet zyrtarisht ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kërkohet që Garda e Republikës të rrisë masat e sigurisë në varësi të nivelit të kërcënimit që i kanoset autoritetit të huaj gjatë gjithë qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme.

Me 15 janar, kryeministri shqiptar Edi Rama, ngriti padi ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj me pretendimet se ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar.

Padia që nxiti shumë reagime në Prishtinë dhe në Tiranë, shënoi pikën më të lartë të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy kryeministrave që u përplasën shpesh në distancë rreth ideve që u hodhën që në vitin 2018 rreth mundësisë së prekjes së kufijve në procesin e normalizmit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Rama po ashtu u gjet nën kritika të autoriteteve në Prishtinë edhe rreth nismës për krjimin e një mini-shengeni ballkanik, që u kundërshtua nga Kosova.

56 komente në “Ramush Haradinaj: Tirana më ka detyruar të paguaj para. Ne s’i marrim gje Ramës kur vjen në Kosovë (reagon Ministria e Jashtme)”

  1. pjeter says:

    Ajt Ramush se keto jane fjale pa buke.Patriotizmin e ke tregu e ska burr nene qe ta mohon , por tani pash zotin, mos bier kaq posht me polemizu per idiotesira.

    1. Zigur Qarri says:

      Ku e ka treguar patriotizmin jam kureshtar ta di
      Ti mendon se ka luftuar rambushi ?

      1. Titi says:

        Ramushi ushtari i Berishes dhe Metes eshte patriot!

        1. Raimond vlonjati says:

          Ligjet jane njelloj per te gjithe

          Nqs Rama nuk paguan tarifen e ruges , kjo eshte shkeljje ligji

        2. Gano says:

          Ca thu ti mer cun.Per mu ushtart e Berishes dhe ushtart e Metes jane filoserb dhe filogrek.Ramushi po se osht i pa arsimum dhe genlehte lehte nga keta te dy,kjo po se qendron.

      2. pjeter says:

        Ka luftu, Zigur Qorri.Familja e tj ka derdh gjak per flamurin kuqezi.Ti ku ke qen kur Ai luftonte serbin? Vetem debilat mund ta mohojne dhe dashakeqet.Por ama,politika ne kohe paqe edhte diçka tjeter, nuk eshte misernike qe mund ta haje Ramushi, me gjithe vullnetin e mire qe ka Ramushi.

    2. zhaku i pamposhtur says:

      Jo Pjeter je gabim. .shumë mirë bën Ramushi që denoncon një fakt të tillë. .është shumë turp për këtë qeveri sharlatane..le ta mësojë edhe shqiptari më i fundit sesa qeverri të fëlliqur që kemi. .po mire aksi Gjirokastër -Kakavijë nuk është bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë? Atë aks përse nuk e bëtë me pagesë apo keni frikë se ju tërheq veshin greku? Jam dakord që shteti vë taksa por duhet të ketë kritere mbi to. .është shumë ironike sepse quhet edhe ‘rruga e kombit ‘..shtet kllounësh dhe legenash. .jo jo në asnjë mënyrë nuk dua ta pranoj që shqiptarët janë kaq të shtypur. .

      1. ca po thua says:

        Zhak katunari, ligjet dhe rregullat jane njesoj per te gjithe, edhe per zyrtaret.
        O GOMAR!
        Trupeshk.

    3. ben says:

      pjeter-bashkohem me ty per ato qe ke shkruar per Ramush Haradinajn.
      Ramushi me sa duket po i duket vetja ndryshe nga te tjeret qe paguajne taksen e rruges. Kjo ndodh kudo ne bote qe pushtetaret edhe kur levizin me mjetet qeveritare bejne pagesat e taksave ne vendet ku shkojne. Keto para rimborsohen pastaj nga fondi buxhetit te shtetit, njesoj sic rimbursohen edhe shpenzimet e tjera te udhetimit te tyre. Per Ramushin kam respect per ato sakrifica qe ka bere per lirine e Kosoves, por kete here e paska shkelur. Ka ca kohe qe flet percart, gje qe me shton bindjen se Ramushi eshte patriot i mire, por politikan i keq.

    4. abc says:

      Ramushi eshte nje figur e thjesht, i guximshem dhe me sinqert te vecant.
      Hallall c’fardo qe thote, jane fjal zemre qe dalin nga ofendimi qe ndien prej Ramutit.
      Respekte.

      1. u dhime duke qesh says:

        Hallall edhe kur dhjet Ramushi ? ? ?

    5. Dymi says:

      Patriotizmi i Ram (sm ) bushit?!?!????? Mos na bëni që të qeshim qysh në mëngjes! Paska hallin e 5 Eurove?!?! Na dërgoni urgjent numrin e llogarisë bankare që t’i rimbursojmë shokut Ram (sm) bush Hajdarsdinaj shpenzimet e jashtzakonshme që ka bërë për patriotizmin!

  2. KOQOALBANISTAN says:

    Shume gabim, si ju qe nuk merrni. Parate jane per Kosoven dhe jo te tuat.Cdo qytetar eshte i barabarte perpara ligjit dhe per taksa.Keto justifikime jane ankesa prej kalamani problemi qe keni ju te dy eshte megallomania dhe mos te kuptuarit qe duhet ti sherbeni popujve te vet pa futur hundet ne punet e te tjereve.
    =
    Kjo zenke do percaje akoma me shume dy vende qe gjoja jane nje popull por qe ne fakt pervec gjuhes dhe historise se larget nuk kane asnje gje te perbashket midis tyre si dhe nacionalizmit pseudo te semure.
    =
    Kosovaret kur nuk jane shprehur per bashkim bile i tmnerron ideja e nje bashkimi me nje komb vella qe e urrejne
    me shume se Serbet.

  3. Shkodrani says:

    Shko mo pallosh mor mercenari i Sali Serbit e Ilir Hajnit

  4. Rrumpalla says:

    Autoriteteve shqiptare duhet tju vijë turp, për një gjë të tillë.

  5. Ceni says:

    Me cfare meret nje kryeminister! Pse te paguj taksen e rruges -thote. Do zbatosh rregullat e qarkullimit, sinjalistiken dhe pagesen, si gjithe te tjeret. Kur futesh ne rruget me pagese (autostrade), do ndalosh, do besh pagesen dhe pastaj ngrihet trau. Keshtu ndodh ne gjithe evropen. Ndryshe mbetesh pas traut. Pastaj mos harro qe rruga e kombit eshte bere vertet me leket tona, por eshte bere per kosovaret. Qe te mos mbeteshit ne dore te serbise e maqedonise.

  6. dila prej rrile says:

    Haradinaj po si mor gomar ben si kalamajt e katunit, mi moren leket ne nuk ja marrrim edi rames sa cope karri qenke tamam si rrota e nikolles tim
    Ske faj nga mali me pushke ne zyren e kryeministrit ndaj eshte kosova vend numero
    ik haradin se dhe duci im bene politik me mire se ti

  7. filja says:

    IK ore, pirdhu, Ram-ush!

  8. simon says:

    Po ca keni ju o Ramushe me shume se ne qe jetojme ketu e paguajme tarifen e rruges. Ty me gjithemende e ke mbiemrin Ramushe po me keto qe po bene je bere laper dhe serbi nuk bene kete qe beni ju e jo nje komandante si pretendon Ti

  9. PB says:

    Ky eshte aq koketrash sa nuk kupton se keto nuk jane problem te rendesishme.
    Shqiperia nuk eshte prone e Edit dhe ai te kete fuqi qe te urdheroje doganen te mos marre taksen. Kjo do te ishte shkelje e rende dhe mungese respekti per shtetin. Ne kete rast meqe Hajredinaj e ka ditur kete “dobesi” te doganave tona, pse nuk e ka paguar taksen me perpara ose te linte nje perfaqesues dhe vet te vazhdonte rrugen? Duket qe ky derdimen kerkon problem dhe aty ku nuk ka. Ne se Kosova e ka me ligj qe nuk merr taksa, kjo eshte puna e tyre. Nuk ka pse Shqiperia te beje favore, koshdo qofte ai. Shtetet funksionojne nga ligji dhe jo nga favoret.
    Sidoqofte ky nuk eshte problem per Hajredinaj ta permendi sot. Ky mund te jete problem kafenesh midis bisnesmeneve se pse atje eshte ndryshe dhe ketu eshte ndryshe, por rregulli nuk ka pse thyehet. Hajredinaj duhet te mesoje se si funksionon shteti. Po te thoshte, pershembull se ne kohen e embargos kunder Serbise, Saliu furnizoi me rruge te dyta ushtrine e Milloshevicit, ai vertet do ishte burre serioz. Te trajtosh shtetin si prone private eshte shprehje e funksionimit te rrupalles si shtet i “baces” me te drejta te pakufizuara.
    Per arsye qe nuk e kuptoj, sepse me ngre nervat ky person, sa here qe flet.

  10. simon says:

    Po ca keni ju o Ramushe me shume se ne qe jetojme ketu e paguajme tarifen e rruges. Ty me gjithemende e ke emrin Ramushe po me keto qe po bene je bere laper dhe serbi nuk bene kete qe beni ju e jo nje komandante si pretendon Ti

  11. Ziguri i qorrit says:

    Per cfare po vije ti ne Shqiperi per pune zyrtare dhe cili te kishte ftuar,se kryministri nuk te te ka ftuar,ne se ke ardhe me u takua me karaxhin ose like floririn per pune private mos ha mut se e ke tepruasi innjorant si je ,pagua lekte se Ti meriton me te perdor si qen

  12. Beni USA says:

    Ramushi si budalla dhe sherrxhi eshte mire te mos shkoj fare ne Shqiperi.

  13. Lona says:

    EHHHH PO KOSOVARE ESHTE NJE COPE IDIOTE .
    UNE KENAQEM KUR E DEGJOJE NEPER TV SE E KA PIKE TE DOBET BUDALLAI TE INTERVISTOHET PERDORE PAK GJUHEN SHQIPE PO NUK E KUPTOJE ME CFARE GJUHE E PERZIEN SHQIPEN MUND TE KUPTOJE 20 % NGA E FOLURA E TIJE .
    PAGUAJ TAKSEN E AUTOROUTES KUR KALOJE THOTE GOMARI PO PSE KUSH JE TI MORE IDIOTE KOSOVE NJERZIT JANE TE BARABARTE KY ESHTE TIPIKE FEUDALE KOSOVE BILE EDHE NESE TE TOLEROJNE TE MOS PAGUASH NUK DUHET TE PRANOSHE PER TE DHENE SHEMBULLIN TUAJ .

  14. Tiranasi2020 says:

    Ky Ramushi qeka koqe po komplet iteri. Mendo qe ka qene dhe kryeminister

  15. Arifi says:

    Karrlliku jot nuk paska fund.

  16. Vl says:

    Po pse bre vlla ti sikur deshe qe Edi te ishte kryeminister i te gjith shqipeve.
    A ça rrac bucash qe jeni ju a.

  17. ermal berati says:

    Me keto komente del shume e qarte se ne shqipetaret nuk behemi bashke kur udhehiqemi nga njerez qe nk njohin cfare eshte shteti, cfare eshte kombi dhe nuk e kthejne koken as mbrapa as para se cfare ka ndodhur dhe do ndodh me kombin tone . O zot perse na ke denuar dhe na ke hedhur trute i idiotit.

    1. agon says:

      Ermal Berati nuk na e ka fajin zoti e kemi vet se zoti na i ka dhëne te gjitha por egoja dhe mendjemadhësia jone na çon te jemi këta qe jemi po se kuptuam që ndryshimi bëhet nga me i vogli e deri tek më i madhi dhe qe vlera e çdo njërit nga ne është e barabarte si nga ai qe duket me pa vlere e deri tek ai qe duket se na udhëheq, po nuk respektuam veten dhe te tjerët e ngjashmet tanë kështu do ngelemi si drunj të shtrembër nëpër botë…. deri sa të për thithemi siç jemi përthithur ngadalë ngadalë nga kulturat e tjera qe duket se janë me te zgjuara se ajo e jona … duhet ndërgjegje kombëtare jo vetjake na mungon ndërgjegjja kombëtare, shteti qe duhet ta kishim krijuar nga te paret ne Evrope duke qene se jemi nga më të vjetrit në të akoma nuk jemi në gjendje ta bëjmë! Ndërgjegjja fillon nga gjerat e vogla (Si kjo e Rramushit që i duket vetja përmbi shqiptarët e tjerë, nuk merr shembull nga kombet e civilizuara por merr shëmbullat me te këqij Shqiptarë) nga ato të përditshmet që të mund të kontrollosh ato të mëdhatë si shteti e kombi …. Duhet ndërgjegje ajo ndërgjegje që të bën të mos harrosh kujt kombi i përket dhe ku duhet të arrish si komb edhe si individ qe shkojnë bashke të dyja… NDËRGJEGJE NDËRGJEGJE NDËRGJEGJE PËRKATËSI PËRKATËSI PËRKATËSI

  18. mik says:

    Krahasimi i Hajradinajt asht logjik. Ai nuk po thote te mos paguaj 5 euro, por te trajtohet simbas rangut qe ka.
    A nuk asht turp per ne Shqipetaret , kur Maqedonia dhe Bullgaria rrespektojne Kryeministrin Hajradinaj ma teper se na ? E keqja asht, se kete poshtrim kundrejte Kryeministrit Hajradinaj nuk e ban individi, por shteti.
    Padia qe ka ba Rama, tregon nivelin e keshilltareve te tij qe ka per rreth, por ama, nje dite ajo padi e Rames do ti kthehet si bymerang.
    Njerzit ngrihen e bien coo dite, por puna qe kane ba nuk harrohet.

    1. ca po thua says:

      Mik kokfik e mbarove shkollen fillore ?

  19. On says:

    Jo per Ramushin por nese Kryeministri Bullgar vjen me makine do paguaje taksen!!!! Jo normale…..makinat e nivelit telarte delegacione nuk duhet te paguajne….ose koncensionari e shenon dhe me pas paguan ministria jashtme…..

  20. Adi-ks says:

    Si shkon ky njeri me katër vetura për një intervistë? Ai nuk foli në emrin tim por të tij përsonal. 4 vetura nga 4 përsona, 16. Ata duan buk, ujë, fjetje, hotele. E tëra kjo për privatizëm, mendjemadhësi….. Ky është ramushi. Edhe një po ua them: ramushi ka vra shqiptar. Të gjith dëshmitarët abrra kadabrra vdiçën dhe ja për fatkeqësinë e popullit mbeti i lirë,, deri më sot! Shqipëria dhe Kosova duhet ndërtuar së bashku, të rriten bashk, me një Abetare, një vizion kombëtar, një Valutë të përbashkët (LEK), një treg dhe ushtari. Nga Mitrovica të shërbej në Kakavi, ai nga Durrësi në Shkup dhe anasjelltas, e ti lëmë këta horra të belbëzojnë. Analizojeni një fjali të vetme të tijën, cilëndo, dhe ua jepni nxënësve në klasë të dytë, dhe mos harroni t’u thoni : ” ky dijetar është edhe dr shkence”!

  21. yep says:

    ramushi esht ramush por qe ed rama esht nje kurrnac ste fal 2 lek ket e di gjith bota.

  22. Erli says:

    Po qe se ka paguar vërtet, atëherë nuk është turp, por një felliqesi që vetëm këtu mund të ndodhë. Dhe për plazh të vijë, nëse është më makinën zyrtare të kryeministrit nuk ka pse paguan. E sigurte qe ka paguar në fakt, se duket nga reagimi i ministrise.

  23. Z says:

    Eshte mentalitet malesori! Edhe Saliu edhe Likja kane qejf te mburren te respektohen me servilizem! Ky mentalitet ndan shqiptaret mes vedi! Prandaj politikanet tane qe nga Enveri e Saliu duan servile rreth tyre qe t’i nderojne si pashallare!

  24. Gri says:

    Eshte nje menyre e ulet e Hajradinajt per t’ju kunder vene Rames! Lufta behet me ide! Besoj keto sjellje dhe qendrime te papjekura dhe mistrece po e ulin performecen e Kosoves ne syte e botes! Ne ne Shqiperi i quajm keta pak si halabak! Ky tipi duhet te kuptoj se per shkak te statusit qe ka kur flete keshtu demton kosovaret! Sepse cdo qendrim i tij unifikohet dbe njdhsohet edhe per kosovaret si popull.

    1. Prishtine says:

      Kosovaret e din per juve qe jeni vllehogrek shqipfolsa qe shisni grat e juve neper semaforet e Evropes kshtu qe per cka menoni ju per t’a kerkan pa**a nuk e ha ne Kosove.

  25. Tema says:

    Ramushi, Cim Peka, Bukzhala, Ilir Meta, Sali berisha jane maloket e politikes qe duhet mar shembull per tu mos u perseritur.

  26. faro says:

    Me duket se ky ngatërron lehtësisht personelin ku duhet paguar detyrimi ligjor për përdorimin e rrugës, me eskortën shoqeruese, që është nderim dhe detyrim protokollar.
    E bën qlimisht apo………?

  27. Floriri says:

    Një gjë skuptoj nga ky dhe Kosovarët. Ishit dhe jeni ju qe kundërshtuat dhe spranoni mini shengenin. Heqjen e kufijve dhe kalimin lirshëm të automjeteve. Tani boni gam gam gam. Rregullat ja rregulla dhe smund të kalosh pa paguar. Te gjithë njerëzit para traut të kufirit janë njësoj. Këto janë llafe klubesh dhe sbehen nëpër intervista dhe gazeta se bie poshtë si njeri.

  28. DRENICA E KUQE says:

    Fatkeqesisht, Tirana e ka henger karremin e “patriotave” si Ramushi me shoke te ‘luftes” se UÇK dhe ka leju qe keta “patriota” ta marrin fatin e “drejtimit” te popullit shqiptar te Kosoves ne duart e veta. Po kush ua ka mrehur brinat “luftetarve” dhe “komandantave” te UÇK? Brinat jua ka mrehur UDB dhe KOS “shqiptar” i Prishtines “patriotike” dhe keta brimrehur do ta shperthejne Tiranen, Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo dhe kurdo qe t’u vie n’kuti!…
    Prandaj, kujdes Shqiperia ime dhe kombi im shqiptar.

    DRENICA E KUQE

  29. Shqiptari nga Kosova says:

    Ramushi i ka ba sherbimin me te madh jo vetem Kosoves por mbare kombit duke ua prish planet Vuçiçit ,Thaçit dhe Rames. Me kete guxim, Ramushi do te mbahet mend ne histori. Miniera me e pasur e europes tani do te jete ne duart tona. 30 minerale nxirren nga kjo miniere,per ata qe nuk e dine. Triliarda dollare pasuri fshet nen kete pjese te Kosoves. Kam qene nje perkrahes i madh i Edi Rames ,me kete veprim te tij antikombetar me ka thgenjy ne ekstrem. Me kete veprima ka marre te ligat(siç themi ne ketej nga Kosova), Sali kriminelit. Sala tani ferkon duart pasi veprimtaria antikombetare po behet nga lryeministri aktual.
    Sa i takon asaj qe Ramushi ka ndonje mendim pozitiv per Salen apo Ilirin,kjo ndodh sa per sy e faqe. Une kisha deshiru qe aspak te mos kishte kontakt me keta kriminele qe zhbene gjithçka te mire qe pat ky vend. Por qe Rama ka marr nje kurs te rrezikshem kjo nuk do koment.
    Ramush Haradinaj ka mbet i vetem(si personalitet),por ka me vete qindra dhe mijera njerez te thjeshte qe do t’i ket mbrapa. Kush guxon te luaj me keta skenare te demshem dhe te rrezikshem,nuk ka per ti dale mire. Provojeni.

  30. xhoxhi says:

    Ramushi mund të ketë mare pushkën dhe mund të ketë luftuar ca po për kryeministër nuk është.Të ngresh problemin se paguan taksën e rrugës kur shkon në Shipëri është marëzi.Po ti pse ke vënë taksa mallrave sërbe?Pse nuk i heq.Kosova duhet të ndryshojë sepse është turp kaq muaj pas zgjedhjeve nuk janë në gjendje të fotmojnë një qeveri.Kurti e di kollaj eë drejtosh një vend.Populli e votoi për ato që deshtë të realizonte për Kosovën dhe tani nuk ja mban bytha dhe nuk bien dakort për qeveri.

  31. padituria says:

    Ramushi ka te drejte sepse ligji nuk e parashikon qe kafshet duhet te paguajne tarifen !Ndaj Ramushi po ta hedhi ne gjyq Shqtetin Shqipetar e fiton kete gjyq!Trau eshte vene e kuota qe eshte caktuar per tu paguar eshte per levizjen e mjeteve nga njerezit !Psh.Nje ngarkese me gomere kush paguan gomari apo shoferi?Ndaj duhet bere dallim nuk eshte faji i policise ne kete rast qe ne vend qe te paguaj shoferi ka paguar gomari!Ligji eshte interpretim!

  32. kasemi says:

    Sigurisht sa here te vije ramushi ne tirane parate duhet ti paguaje ministria e jashtme!!! A mos valle edhe pazaret qe ben ramushi ne tirane duhe ti paguajme ne shqiptaret se ai nuk ka para??? Sa per patriotizem mendoj se po e fryjme. Nje fakt i thjeshte, njeri vella i ramushit eshte vrare ne vitin 2005. A thua ne kete vit kosova ishte ne lufte per clirim dhe vellai i ramushit eshte vrare ne lufte per clirim apo ishte cliruar para me shume se 5 vitesh??? Eshte mire qe ramushi te mbylli gojen e te mos vazhdoje te perdhose me vehten dhe kosoven, pasi shqiperia ka bere e po ben cdo gje qe ka ne dore per ta ndihmuar ate, e kjo ndihme nuk ka qene e vogel.

  33. Tutu says:

    Keto jane muhabete hajdaresh…. qe u pelqen vetja shume…

  34. specialisti says:

    Ramush
    Je edhe kryeminister.
    Ajo nuk eshte takse por tarife sherbimi qe paguhet kundrejt koncesionarit te mirembajtjes se rruges.
    Ke specialiste ne kryeministri e thuaji qe te lexojne ligjin mbi taksat ne Shqiperi. Nuk ka takse te tille.
    Shendet zotni Ramush

  35. BRSS says:

    PASKE QEN KOMPLET RROTE KARI MOR LUMADH QE PO TE PERDORIN SI JU DO TRAPI SALIUT DHE ILIRIT KE MBETUR FSHATAR I PA GEDHENDUR

  36. Genti S says:

    ME THONI NJE MARDHENJE QE KA RREGULLUAR EDI RAMA…… KUDO QE ESHTE FUTUR KY NJERI I KA SHKATARRUAR MARDHENJET, KY NUK ARRIN TE KRIJOJE NJE MARDHENJE TE MIRE NE BAZE TE VLERAVE DHE BASHKEPUNIMIT DY PALESH SHIH PAK:

    PRISH MARDHENJET NE FAMILJE (SHKATERRUAR FEMIJET DHE GRUAN E PARE)
    PRISH MARDHENJET ME OPOZITEN
    PRISH MARDHENJET ME ALEATET (EU)
    PRISH MARDHENJET ME TRUMP (E SHAN NE CNN LIVE)
    PRISH MARDHENJET ME KOSOVEN DHE KRYEMINISTRIN E SAJ
    PRISH MARDHENJET ME MEDIAN (I QUAN KAZAN ETJ)
    PRISH MARDHENJET ME STUDENTET
    PRISH MARDHENJET ME GJYGJSORIN

    ME THONI NJE MARDHNJE QE KY E KA GJETE KEQ DHE E KA RREGULLU VECSE ME VUCICIN E SERBISE ATE PO!

  37. Rambo says:

    Po ne shqiptaret e shqipris me targa te huaja pse duhet te paguajm siguracion o aschllo?

  38. Nje shqiptar i thjeshte nga Jugu i vendit says:

    Nuk e dija se paska qene kaq injorant z.Haradinaj !
    Cdi dite qe vjen , ai hedh ne shesh nga nje baudallallek
    te ri ! Sa keq ! Keshtu u japim shkas dashakeqeve tane
    qe na akuzojne si te pa afte per te bere shtet !

  39. Ratko Mladic says:

    Ramush turkoshak haradinaj kerrme islamike…Shume mut vjell nga goja per Edi Ramen degjo more turk i pagdhendur, ju kosovaret cfar nuk thate per Ramen sepse erdhi Vucic ne Tirane..nuk late gje pa vjellur nga goja e nga bytha.. Tani ju pyes ju more kosovokare te trashe nga trute , Linjen Ajrore e Hekurudhore me Serbine qe ju bete para pak ditesh nje Marrveshje kush ishte Inisiatori EDI RAMA ?!. Po jeni rrace e pabese more qelbesira qe flitni parakohe dhe u bete xheloze pse Serbia ka marrdhenie te mira me Shqiperine.!! Prandaj mos lehni shume per Shqiperine dhe Edi Ramen duke e quajtur Tradhetar apo vella me Vucic….sepse ju i lepiheni Serbise cdo dite .

  40. Tironci says:

    Gallate analfabetesh.
    A e dine ata zyrtaret e ministrise se jashtme, se cfare do te thote fjala Imunitet?
    A e dine keta gomere se ne asnje vend te botes nuk ndalohet asnje Trup Dipllomatik.
    Po te kalonte Trampi aty a do e ndalonin valle?
    A e kuptojne keta fjalen i ftuar nga zyrtaret shteterore? kesaj i thone gallete te te ftojne dhe ne fund te thone paguje pak faturen. Ne kete rast nuk je i ftuar por i manipuluar.
    I boj thirje te gjithe Shqiptareve, qysh sot kujdes kur tju ftojne ne dasma se do ju vejne faturen perpara ne fund te dasmes.
    Nxirreni koken o qelbesira qeveritare, pse nuk thoni te verteten qe keni shkelur ligjin me urdher nga lart per tu hakmarre ndaj Zoteriese se tij te nderuar Ramash Haradinaj se po i nxjerr poshtersite dhe tradhetite edi rames. Tju vije turp qe shisni vendin e nderin, shkelni ligjet per nje cope karrike ne ministri.
    Perpara Ramush se jemi me ty. keta palaco nuk jane populli Shqiptare por tradhetaret ne mes te Popullit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje