Aleksander Vuçiç në rrezik, piloti shmang tragjedinë

29 Janar 2020, 18:40Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përballur me probleme gjatë udhëtimit të tij me helikopter

Kjo ka bërë që piloti të ndryshojë papritur kursin e fluturimit.

Shkak për këtë ndryshim të papritur kanë qënë kushtet e këqija të motit, të cilat kanë detyruar pilotin që të bënte një lëvizje të paparashikuar.

Gjatë kohës që Vuçiç fluturonte, moti ishte përkeqësuar pasi kishte nisur një shi i fortë dhe mjegull e dendur.

Kështu që piloti i helikopterit ndryshoi papritmas drejtimin e avionit midis Mrkonjic Grad dhe Donji Vakuf.

Njoftimin për këtë ngjarje e ka dhënë vetë Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Pak ditë më parë për shkak të mjegullës së dendur, ndërroi jetë edhe basketbollisti i njohur Kobe Bryant, vajza e tij dhe 9 persona të tjerë. Ata u rrëzuan pasi piloti humbi kontrollin e mjetit fluturues.

Kratki predah uz vrhunsku cicvaru!

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on

2 komente në “Aleksander Vuçiç në rrezik, piloti shmang tragjedinë”

  1. Zigur Qarri says:

    KA QENE RAMBUSHI KOSOVES QE KA DASHUR TI BEJE ATENTAT RAMUSHI ME KOLLARE NE MUAJIN GUSHT

  2. Ben says:

    Pilotii i helikopterit nderroi drejtimin e avionit???
    Ca eshte kjo mo…me duket si ajo gjeegjeza e parodisteve te Vlores..Ne nje peme plot me fiq hipen dy hajdute..hengren sa hengren molle,sa dardha mbeten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje