Shqipëria ka humbur një pozicion në indeksin global të talenteve 2020, që publikohet çdo vit në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Kështu, në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 76-ta ndër 132 vende të ndryshme të botës, me 38.94 pikë, ndërkohë që një vit më parë mbante pozicionin e 75-të ndër 125 shtete, por me 37.35 pikë.
Kjo do të thotë se pikëzimi është përmirësuar krahasuar me një vit më parë Ky pozicionim e rendit vendin tonë ndër 5 performuesit më të dobët në Europë, më mirë vetëm se Moldavia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.
Në profilin e Shqipërisë ndërkohë, ndër nën-indikatorët, rezulton të ketë perforformancën më të dobët ai që i referohet aftësive dhe njohurive globale, që na pozicionon në vendin e 104-ët në botë, ndër 132 ekonomi.
Kriteri i dytë më negativ është ai i mundësimit, pra të krijimit të kushteve për talentet, ku në përgjithësi përfshihen politikat qeverisëse përfshirë edhe indikatorë si korrupsioni, ku renditemi të 81-tët në botë.
Ndër nën-indikatorët e tjerë alarmantë janë ata të dy që i referohen trurit, mbajtjes së trurit, pra të aftësisë për të mbajtur në vend individët e kualifikuar dhe me aftësi, por edhe përthithja e trurit, pra të individëve të aftë, të lindur jashtë Shqipërisë.
Sa i përket rritjes talenteve ndërkohë, Shqipëria renditet e 73-ta në botë. Në vend të parë në botë se shteti që i trajton më mirë talentet e veta ëhstë Zvicra dhe ndiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Singapori.(fxh)
Kjo eshte ne vazhden 30-vjecare te tatepjetes se kultures, shkences dhe teknologjise shqiptare e madje te se ardhmes se ketij vendi qe i ka vene zjarrin klasa e sotme politike shqiptare.
Po dridhen ne varr eshtrat e e rilindasve qe derdhen aq mund djerse e gjak per te krijuar nje Shqiperi te pavarur, kur shohin humneren ne te cilen po e shpien pardesybardhet e Ramiz Alise Shqiperine.
Talentetvqe kerkoni ju I nxirrte xhaxhi.Po te do per te tjera jua kalojne.