Njohja e patentave, shpjegimi i DPSHTRR: Sa para kursejnë shqiptarët që janë në Greqi apo që udhëtojnë atje

29 Janar 2020, 21:50Sociale TEMA

Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të patentave për drejtimin e automjeteve mes Shqipërisë e Greqisë!  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor evidenton përfitimet që do të jenë shqiptarët në Greqi.

Marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave! Rreth 700 euro kursejnë shqiptarët në Greqi, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryejnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi, por mund të kryejnë konvertimin.

Gjithashtu, të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me lejedrejtimi ndërkombëtare!

Rritja e standardeve dhe e sigurisë së Lejedrejtimit shqiptar, si proces kualifikimi dhe si cilësi prodhimi është një tjetër faktor që ndihmon në procesin e njohjeve nga shumë vendet anëtare të BE-së!” njofton DPSHTRR.

Pas Greqisë, pritet të fillojë pas pak ditësh puna për njohjen së shpejti edhe nga Gjermania të patentave shqiptare.

4 komente në “Njohja e patentave, shpjegimi i DPSHTRR: Sa para kursejnë shqiptarët që janë në Greqi apo që udhëtojnë atje”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Greqi..... says:

    asnje koke suniti or shiiti [aq me keq tourkotsamis] ne token e bekuar helene………….gezuar ramazonin!

  2. T.Voda says:

    — PRA, .. Esshte Gjermania ajo qe indirekt ka detyruar palen greke te shpejtoje njohjen e patentave .
    Ne kete rast gezohen naivet, syleshkot e hallexhinjte, por edhe te korroptuari, te shiturit, gjak shprishuurit e CO N…
    Si shpeblim te patentave , pala greke ka fituar e do te fitoj: —
    1– Ngritjen e varrezave [ me dhe pa kocka] per ushtaret grek , rene ne trojet shqiptare gjate luftes dyte botrore..
    2 — Ndryshimin e emrave, emertimeve, toponimeve ne Jug te shqiperis
    3 — Zgjerimin e zonave te ashtuquajtura minoritare .
    4— Heqien e tabelave ne gjuhen ne gjuhen shqipe
    5 — Heqien e busteve te herojve e deshmoreve te luftes, pllakatave perkujtimore ne jug te shqiperis.
    6– Heqien perfundimisht te emerit dhe te ceshtjes came nga te gjitha axhendat .
    7 — Ms njohjen e minoritetit shqioptar ne greqi
    8– Moslejimin e hapjes shkollavve dhe perdorimin e gjuhes shqipe peer minoriterin dhe shqioptaret negreqie
    9 — Ndryshimin e teksteve te historis , trajtimi sipas oreksiit grek
    10 — DALE , DALE …SE NUUK KINI PARE AKOMA ..!!……..DERI NE TJETERSIMIN E JUGUT TE SHQIPERI.
    — Shqipptaret fitojne. njohjen e patentave…!!! PSE…PAK U DUKET ….. 700 evro !!!

    1. Flm says:

      O i Vobekt, c’gjermani thua, Gjermania akoma nuk njef ato Shqiptare ne Gjermani, do ti njofi vetem nqs jep provim ne Gjermanisht (lexo artikullin).
      ###
      Sa per ato 10 pika (qe s’tebie), ato jane genjeshtra dhe gjysem te verteta.
      ###
      – do behen kaq varroshe sa jane eshtrat qe do te identifikohen me DNA-ne e familjareve ne Greqi.
      – toponimet o Idjot nuk do te ndryshohen ne Shqiperi, por jane per toponimet Greke ne dokumentat Shqiptara (nuk mund te emerohen toponimet e shtetit Grek sipas qefit te c’do shteti, por ne anglisht dhe Greqisht).
      – kurse te gjitha te tjerat me posht jane genjeshtra.

  3. Klimax says:

    E para, c’pune dhe c’interesa ka Gjermania ne kete ceshtje?
    E dyta, nga i “zbulove” 10 pikat e perfitimeve te pales greke?
    E treta, nuk je dakort me njohjen e patentave shqiptare nga Greqia?
    E katerta, nuk perfitojne qytetaret shqiptare para, kohe dhe me pak radhe e burokraci per dokomentacione?
    E pesta, qe ke llogjike idioti, kjo nuk diskutohet, por ne nje rast te tille qe eshte per interes te patrioteve te tu, mire qe nje faleminderit nuk e thua, mire qe nuk hesht e te besh indiferentin meqe nuk je “naiv” si te tjeret, por na ben edhe analistin politik dhe njohesin e madh te diplomacise dhe politikes se jashtme greke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje