Analisti: Resorti ku u çua Jan Prenga, luks në mes të askundit. Edhe GPS të merrte me të qeshur, të mos sillemi si kau me pelën

31 Janar 2020, 09:36Kronika TEMA

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se ka qenë më parë në resortin ku u çua Jan Prenga pas rrëmbimit.

Vangjeli tha se kishte shkuar në këtë resort pasi ishte i ftuar nënjë dasëm dhe kishte parë një “luks, një ndërtim i jashtëzakonshëm”.

“Unë vitin e shkuar kam qenë në një dasmë atje, në një dasmë luksi, me shumë të rinj e të reja… 

Një luks që të binte në syt, godiste një ndërtim i jashtëzakonshëm, për të vajtur deri atje edhe GPS të merrte më të qeshur, nuk e gjeje dot ndërtuar në një vend të tillë”, tha Vangjeli.

“Ore e kërkoje me Shijak, e kërkoja me emër tjetër nuk e gjeja… Vjet kam qenë atje në një dasmë… 

Ishte një ambient i përkryer por ishte në askund, errësirë në të djathtë, errësirë në të majtë dhe kjo është pikëpyetja e parë, prandaj po tentoj të them këtë gjë dhe të mos sillemi si kau me pelën”, tha më tej Vangjeli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje