Këshilli Lartë i Prokurorisë emëron prokuroren e re të SPAK. Ajo është Doloreza Musabelliu, e cila pasi kaloi shkallën e parë të vetting-ut.
Ndaj saj Komisioneri Publik nuk ankimoi vendimin e KPK duke e kaluar figurën e saj si të pastër për të vijuar garën si prokurore.
Me shumicë votash Këshilli votoi “Për emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.
Vendimi niset direkt në Presidence, ku prokurorja Musabelliu do të bëjë betimin sot në mesditë.
Dolorez Musabelliu çon në 11 numrin e prokurorëve në SPAK ku më herët janë emëruar dhe dekretuar 8 prokurorë, ndërsa Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u komanduan përkohësisht.
Skrapalleshe tjeter afer Cepanit….
pyetja qendron sa te SPaK-ut jane te Rames dhe sa te Metes?!