Tronditet Berlinalja: Ish-drejtori Alfred Bauer ish-ushtar i Goobbels-it

1 Shkurt 2020, 15:34Lifestyle TEMA

Festivali i Filmit në Berlin tërhoqi një çmim të dhënë për ish-drejtorin e festivalit Alfred Bauer, pasi u zbulua se ai ishte një ish-zyrtar i lartë nazist.

Vendimi u mor nga organizatorët e festivalit pasi e përjavshmja gjermane Die Zeit publikoi një dokument që zbulonte të kaluarën e diskutueshme të Bauer.

Bauer ishte i përfshirë ngushtë në një organizatë propagandistike të themeluar në vitin 1942 nga Joseph Goebbels, njoftoi Guardiani britanik.

Die Zeit erdhi në zbulimin e Bauer falë hulumtimeve historike, të cilat treguan se ai ishte anëtar i Partisë Naziste, si dhe krahu paramilitar i saj para luftës.

Gazeta përdori dokumente nga Arkivi Kombëtar, Arkivi i Qytetit në Berlin, i cili tregoi se Bauer ishte përgjegjës për spiunimin e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të industrisë së filmit.

Ai besohet të ketë hequr sistematikisht të gjitha gjurmët e së kaluarës së tij naziste pas luftës.

Bauer u emërua drejtori i parë i Berlinale-s në 1951 dhe mbeti në atë pozicion deri në daljen në pension në vitin 1976.

2 komente në “Tronditet Berlinalja: Ish-drejtori Alfred Bauer ish-ushtar i Goobbels-it”

  1. Klimax says:

    Ne Shqiperine e Dashnor Kalocit kjo “race” trajtohet si “heronj” e “viktime”!!!!!

  2. Lekmirakaj says:

    Tek ne jo vetem regjizor ,po I kemi ne gjith kupolen drejtuese duke pefshire sistemin gjygjesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje