Kompania që po çudit botën: Test ADN-je që zbulon tradhtinë bashkëshortore

2 Shkurt 2020, 22:00Lifestyle TEMA

Njerëzit që kanë dyshime, tashme mund të testojnë partnerët, për të provuar nëse ata i kanë tradhtuar apo jo.

AffinityDNA, një kompani e me qendër në Hove, East Sussex të Britanisë së Madhe, ofron një shërbim i quajtur “testi i tradhtisë”, për personat që shqetësohen nëse kanë përkrah një tradhtar. Kësaj kompanie duhet vetqm t’i vësh në dispozicion të brendshmet e të dyshuarit/dyshuarës.

Kompania e përshkruan këtë test tepër efikas, duke treguar të vërtetën me baza shkencore. Ndërkohë nga ana tjetër kjo ngjarje ka nxitur edhe polemika për juristët pasi ata thonë se  testimi i të brendshmeve të një personi është e paligjshme.

Sipas tyre zotërimi i materialit trupor të dikujt me qëllim kryerjen e ADN-së, pa pëlqimin e vetë personit është një krim dhe në bazë të ligjit mund të dënohesh me tre vjet burg.

Kompania ofron një test që mund të zbulojë 90 për qind të mbetjeve që mund të ndodhen në copat e pëlhurës dhe kjo provë gjenetike kushton 299 paundë. Në faqen e webit të kompanisë shkruhet se “testi i tradhëtisë mund të kryhet nga çdokush pa asnjë farë problemi.”

Pauline McCormack, pedagoge në Universitetin Newcastle në Australi, i ka kërkuar qeverisë që të ketë kontrolle të rrepta ndaj kësaj kompanie. Departamenti i Shëndetësisë atje tha se kushdo që kryen analiza të ADN-së pa miratimin e personave mund të shkelë ligjin. (Daily Mail)

6 komente në “Kompania që po çudit botën: Test ADN-je që zbulon tradhtinë bashkëshortore”

  1. prizem says:

    PeDe-rat e SHQUP-it filluan donacionet per te testuar tangat e Lulushkes…..

    1. Suksese te metejshme says:

      Fuck it!! Pas nje dushi te mire, duhen hedhur edhe breket sa here qe shkon me nje tjeter. Ne takime shkohet me breke te reja rezerve. U rrit cmimi ne gjithcka.

  2. Tonqi says:

    Po ne qoft se vetem I bjen me dor a te del ADN si tradhti ????

  3. Burgajeti says:

    Epo tani,shpetuam nga Coronovirusi….do dergojme te gjithe breket dhe do egzaminohemi…Problemi I vetem qe do dale eshte se,duhen marre parasysh se do ngrihen cmimet e shtepive,sepse do arrijne shkurorezimet per tradheti bashkeshortore ne rreth 80-90 perqind dhe duhet te jetojne ne shtepi te ndryshme…
    Vetem politiknaet nuk duhet te bejne kete test,duhet vene ne Kushtetute,perndryshe nuk do kemi mundesi qeverisjeje…
    Shkurt hesapi do dale tradhetia sheshit dhe nuk do kete nevoje per testime.Pra do te jete nje investim afatshkurter…

  4. Arifi says:

    Hahahaaaa o tonqi sa kam qesh

  5. Era says:

    Qenka kompani fiks per “sederlinjte” shqiptare, qe dyshojne se i tradheton gruaja dhe shkojne i ngulin hanxharin pa patur asnje prove. Te pakten keshtu do e kene me fakte e s’do i lene me kalamajte jetime vetem per “dyshime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje