Basha rihedh në sulm Eduard Halimin: Paketa anti KÇK bie ndesh me kushtetutën

3 Shkurt 2020, 15:30Politika TEMA

Edhe pse deklaroi dorëheqje nga politika dhe jeta publike, ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi është rishfaqur sërish.

Këtë herë ai ka qenë në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për të folur për paketën ‘anti-kçk’ të miratuar nga qeveria si akt normativ, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.

Duke e cilësuar një ‘ligj special’, Halimi tha se bie ndesh me kushtetutën dhe se shkel të drejtat e njeriut.

Sipas tij, në reagimet e ambasadës së BE-së dhe SHBA-ve janë evidentuar tre shqetësime.

Ligji në pikëpamjen e vetë ka në shënjestër personat me rekorde të tmerrshme kriminale që kanë vënë pasuri në Shqipëri. Nuk ka të bëjë as me gjyqtarë e as prokurorë të korruptuar. Ka vetëm këtë target për të luftuar pasuritë e personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Askush nuk është kundër kësaj.

Ajo që vë në diskutim këtë ligj special lidhet dhe me shqetësimin e përcjellë dje nga BE dhe SHBA. Ka tre momente në deklaratat e tyre, e para që mbështesin përpjekjet e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, e dyta kërkojnë që mekanizmat që zbatojnë këtë ligj duhet të bëhet nëpërmjet drejtësisë së re; e treta standardi që duhet të ndiqet në zbatimin e këtij ligji duhet të jetë në standarde europiane.

Ndërkombëtarët, dy ambasadat thonë se mbështesim përpjekjet e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar por zbatimi duhet të bëhet në përputhje me organet e drejtësisë së re dhe standardet”, deklaroi Halimi.

4 komente në “Basha rihedh në sulm Eduard Halimin: Paketa anti KÇK bie ndesh me kushtetutën”

  1. Rrok Cubi says:

    Me ke kushtetute,cfare kushtetute keni ju,pysni BABEN,cfare thote,a e ka njoft baba juaj kushtetuten kur u miratu,a ikeni mare leje babes per ti dale per zot kushtetutes

    1. Çim Peka me bibilush te Zenit ne bythe says:

      Po ku e gjejne njeri tjetrin keto këllira ????
      lol
      Ha lim
      Mul
      Gaze
      Klitoris Fari Balli
      Paloqe
      Aldua (hahahahah)

    2. Çim Peka me bibilush te Zenit ne bythe says:

      Po ku e gjejne njeri tjetrin keto këllira ????
      lol
      Ha lim
      Mul
      Gaze
      Klitoris Fari Balli
      Paloqe
      Aldua (hahahahah)
      Salihajni Shegës martuar 2 herë

      She plot te tjere qe mos ti ngelet qejfi qe spo ndyj gojen ti permend

  2. SHKELZENI says:

    O rrocke ku eshte e keqja te deklaroshe pasurine
    Mua personalishte me kujtohet kur mora nationalitetin e vendit ku jetoje me vjen nje convocation nga policia ishte momenti qe documentat per naturalisation kishin shkuar ne parlament .
    Ne polici me pyeten ku i ke gjetur dhe ja shjegova punoje mare kaq roge duke i treguar fishat mujore paguaje kaq qera shtepie fuke i treguar facturat e bankes ngelen cdo muaj kaq 000000 shumzoje per 12 muaje dele ekonomia per nje vite .
    Pse keni kaq frike nga drejtesia nese nuk keni vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje